Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Kur Berisha i shkruante Sorosit: Të falenderoj miku im, për 120 tonë letër që na dërgove! Ju ftoj si miku im personal të vizitoni Shqipërinë

1661765434_0500berishasoros659x540-696x393

Sot, George Soros është njeriu që sulmohet më shumë në Shqipëri, nga mediat pranë opozitës. Kjo, pasi sipas Sali Berishës, ai është shkaku i gjithë të këqijave që i kanë ndodhur atij personalisht, por edhe Shqipërisë.

Berisha thotë se u shpall “non grata” nga SHBA, pikërisht se loboi Sorosi që kjo gjë të ndodhte, pasi në të vërtetë, ai, pra Berisha, është i pastër qelibar dhe nuk është e vërtetë asnjë prej akuzave për të cilat është shpallur “non grata” nga autoritetet amerikane. Por duket se Sorosi nuk ka qenë aq i tmerrshëm në fillim.

Madje portat në Shqipëri, atij ia ka hapur vetë Sali Berisha, siç tregon edhe kjo letër. Berisha e falenderon në këtë letër për kontributin që Sorosi ka dhënë për demokracinë shqiptare dhe e fton jo vetëm të punojë me Qeverinë shqiptare, por edhe si mik personal.

Tani lind pyetja ka ndryshuar Sorosi që atëhere, apo Sali Berisha? Ku i dihet, por nëse sheh nga e kaluara, kupton një gjë, që Sali Berisha dhe fëmijët e tij janë përpjekur të paktën t’i afrohen Sorosit, për nga pasuria. Se nga hallexhinj që ishin atëhere, sot janë bërë pasanikë, me vila, biznese e llogari të mamjme bankare.(TemA)

Related Posts

Leave a comment