Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mbyllet ‘Sunny Hill’ pa Dua Lipën, Rama zbulon surprizën: Ja kur performon në Tiranë

download (17)

Pas disa ditësh muzikë të mirë dhe performanca elektrizuese, ‘Sunny Hill Festival’ është mbyllur orët e të dielës, pasi dhuroi një koncert të paharrueshëm për tre netë radhazi.

Megjithatë, u mbyll pa performancën e yllit botëror Dua Lipa, por këngëtarja shqiptare na paska rezervuar një surprizë…

Sigurisht që nuk mund të mungojë një koncert nga Dua në Shqipëri. Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama, i cili teksa ka shpërndarë një video nga ‘Sunny Hill Festival. Ka njoftuar se Dua Lipa do të mbajë një koncert në nëntor.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e ‘Sunny Hill’ e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

Kujtojmë që në Kosovë, Dua Lipa performoi natën e parë të festivalit, që ka patur jehonë në mediat botërore.

Related Posts

Leave a comment