Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Scholz: Vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së

auto_Olaf-Scholz-e1554964165231-780x439-1-600x3601657371559

Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi sot në Universitetin e Pragës, u deklarua qartë në favor të zgjerimit të BE-së duke thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin BE-së.

Në fjalimin “Evropa është e ardhmja jonë”, kancelari gjerman vuri në dukje se zgjerimi është në interes të Bashkimit Evropian.

“Ai zgjerim është në interes të BE-së. Këto ditë, pyetja është se ku do të jetë vija e ardhshme ndarëse midis Evropës së lirë dhe autokracisë neo-perandorake”, tha Scholz.

Kancelari gjerman beson se BE-ja duhet të marrë vendime për politikën e jashtme dhe tatimore në bazë të shumicës së votave. Ai nënvizoi angazhimin e Gjermanisë për zgjerimin e BE-së, duke theksuar se vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia dhe Gjeorgjia duhet t’i bashkohen bllokut.

Megjithatë, “në këtë Union të zgjeruar, dallimet midis shteteve anëtare do të rriten për sa i përket interesave politike, ndikimit ekonomik dhe sistemeve të sigurimeve shoqërore”, tha ai.

Kur bëhet fjalë për konfliktet në lidhje me sundimin e ligjit me Poloninë dhe Hungarinë, Scholz vuri në dukje se BE-ja nuk duhet të bëjë kompromise me shtyllat e saj.

“Unë e konsideroj të leverdishme lidhjen e vazhdueshme të pagesave me respektimin e standardeve ligjore”, shpjegoi ai.

Scholz tha se nevojitet një bashkëpunim më i fortë në mbrojtje, duke kërkuar një seli funksionale të BE-së. Ai tha se dëshiron të ndërtojë një sistem të ri të mbrojtjes ajrore me fqinjët e tij evropianë.

“Një sistem i përbashkët do të ishte i dobishëm për sigurinë e të gjithë Evropës,” tha ai.

Ai theksoi se Gjermania dëshiron të vazhdojë të ndihmojë Ukrainën, kryesisht në mbrojtjen ajrore dhe artileri, dhe tha se është premtuar një paketë e re armësh në vlerë prej 600 milionë euro.

“Nevojitet mbështetje e përhershme dhe e besueshme për ushtrinë ukrainase. Mund të imagjinoj se Gjermania merr përgjegjësinë për ndërtimin e artilerisë dhe mbrojtjes ajrore të Ukrainës”, tha Scholz.

Kancelari gjerman vlerësoi se Kroacia, Rumania dhe Bullgaria i plotësojnë të gjitha parakushtet për t’u anëtarësuar në Shengen.

“Kroacia, Rumania dhe Bullgaria plotësojnë të gjitha kërkesat teknike për anëtarësim të plotë. Unë do të punoj që ata të bëhen anëtarë të plotë. Shengeni është një nga arritjet më të mëdha të BE-së dhe duhet mbrojtur dhe zhvilluar”, tha ai.

Related Posts

Leave a comment