Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Zjarri në fabrikën e sfungjerëve/ Asfiksohen dy punonjës, ja si paraqitet gjendja e tyre

zjarriusje-750x375

Një zjarr ka përfshirë sot fabrikën e prodhimit të sfungjerëve në Tiranë në zonën e Misto Mames. Zjarri tashmë është shuar plotësisht ndërsa kanë mbetur të asfiksuar nga tymi dy punonjës, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetëm.

Ndërkohë sa i takon shkaqeve nuk dihet ende ndërsa vijon puna e grupit hetimor për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit për zjarrin e rënë në një magazinë me materiale sfungjeri, në “Misto Mame”, ju bëjmë me dije se pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse u bë e mundur fikja e zjarrit.

Nga tymi i shkaktuar nga zjarri kanë mbetur të asfiksuar 2 shtetas, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Related Posts

Leave a comment