Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputeti i PD: Çuçi e priti një orë në zyrë Nanon, ai fiku telefonin dhe s’i vajti. Tani radhën e ka Arben Kraja

-640-0-kraja-nano-konference-2-675x450-705

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar pas shkarkimi të Gledis Nanos si drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, gjë të cilën thotë se e kishte paralajmëruar të hënën.

Por ndërkohë Sula paralajmëron një tjetër vendim të qeverisë, zëvendësimin e kreut të SPAK, Arben Kraja.

Postimi:

Kur cenohet kjo qeveri nuk njeh partnerë ndërkombëtar!

E paralajmërova që ditën e hënë që drejtori i Përgjithshëm i Policisë do shkarkohet nga qeveria ditën e mërkurë. Siç e ka zakon kjo mazhorancë, edhe largimin e Gledis Nanos donte ta kamuflonte si një dorëheqje, por u dështoi kjo përpjekje.

Ministri e priti një orë në zyrë të hënën, por Drejtori i Policisë nuk u paraqit. Sipas informacioneve fiku telefonin dhe nuk shkoi. Sot e bëri fakt ministri i Brendshëm duke e shkarkuar.

Kjo që ndodhi sot është pasqyra më e qartë e kësaj maxhorance se nuk njeh marrëdhënie me partnerët ndërkombëtare kur i cenohen interesat e errëta të njerëzve të vetë.

Gledis Nano ishte person i promovuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nano nuk kishte asnjë mbështetje të politikës shqiptare dhe as të bandave qoftë ilegale qoftë të atyre që trajtohen si biznesmenë të ndershëm.

E pata paralajmëruar në sallën e Parlamentit se atë nuk do ta lejojnë të punojë. Fatkeqësisht koha më dha të drejtë. Kjo qeveri nuk është mësuar të ketë njerëz strikt me ligjin. Kërkon vartës që të jenë nën kontrollin e tyre. Ata njohin Maliqin jo ligjin. Besoj e kanë kuptuar edhe partnerët se me kë kemi të bëjmë.

Por dua të paralajmëroj sot se e njëjta tentativë po bëhet edhe me kreun e SPAK. Sipas informacioneve të mia kjo mazhorancë ka nisur më herët për të zëvendësuar kreun e SPAK nga detyra.

Njësoj si me z. Nano, edhe me z. Kraja qeveria kërkon ta zëvendësoj sepse nuk e ka nën kontroll. Nuk është e tepërt të themi se kemi një qeveri që kërkon të ketë të gjithë pushtetet në një dorë.

Related Posts

Leave a comment