Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Ervis Martinaj ka të infiltruar edhe brenda RENEA-s. Donin t’ia faturonin Gledis Nanos”

-640-0-d0303be9ccacfa66a7b92780d4bfb367

Gazetari Poli Hoxha deklaroi për “Euronews Albania se i shumëkërkuari Ervis Martinaj, ka të infiltruar në repartin e forcave speciale të RENEA-s.

Hoxha theksoi se RENEA, por edhe njësia “Fast”, varen nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe sipas tij kanë dashur që këtë t’ia faturojnë Gledis Nanos.

“Është e vërtetë që deri më tani, shërbimi i brendshëm policor, ka zbuluar që në shërbim të Ervis Martinajt nuk ishte vetëm polici i Forcave Operacionale, por ishte një nga ekipet elitë që është krijuar në 2019, “Fast”, me 50 ish-komando dhe ish-ushtarakë, për gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e elementëve shumë të rrezikshëm. Një punë që e ka kryer më parë RENEA.

Rezulton që organizata e Ervis Martinajt, përveç shumë e shumë brenda radhëve të policisë, ka infiltruar edhe brenda RENEA-s, është krimbur edhe reparti special, RENEA. Këto reparte speciale, RENEA, Fasti, varen direkt nga Drejtori i Policisë së Shtetit dhe këtë kanë dashur t’ia faturojnë Gledis Nanos”, nënvizoi Hoxha.

Gledis Nano u shkarkua këtë të mërkurë nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi pas mbledhjes së qeverisë.

Për momentin detyrat e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, do i ushtrojë nën-Drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj.

Leave a comment