Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kam vuajtur në komunizëm, më çuan në riedukim”- Gazetari “shpërthen” ndaj Kapexhiut: Mjaft o Bujar, ju ishit në shërbim të diktaturës

-640-0-kapexhiu-955x540

Gazetari Ilir Mati shprehet ka reaguar ndaj Bujar Kapexhiut, pasi ky i fundit do të shprehej pak kohë më parë se nuk i vinte keq për vitet që ka jetuar në komunizëm.

Ai tha se pas Festivalit të 11-të të Këngës në RTSH, do e çonin për “riedukim” në punë të rëndë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Ilir Mati i bën thirrje Kapexhiut që të ndalojë me këto deklarata.

“Mos i besoni atyre që ju kanë gënjyer qoftë edhe një herë!

Artistët e Realizmit Socialist shqiptar, me rroga nga shteti: Komunistët anti komunistë, ose antikomunistët komunistë. “Heroj të heshtur“ të antikomunizmit, leva aktive të partisë në sherbim të shtetit te diktaturës të proletariatit.!

Ps.

Mjaft o miku Bujar Kapexhiu!

E ç’bëre ti në Fest 11 të Radio TVSh, veçsa interpretove tekstin e shkruar nga autorët dhe miratuar në organet kompetente të kohës?

Të rikujtoj se në atë festival, une kam qenë kryetar i zhurisë problematike të Tiranes dhe im vëlla, Zamir Mati, piktor i kostumeve të festivalit.

Miqesisht:

Gëzo jetën në liri Bujar, kohët kanë ndryshuar. Me to ndryshon edhe njeriu per të shkuar perpara drejt progresit e në paqe bëshkë me të tjerë”, shkruan ai.

Leave a comment