Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Frika nga mungesa e energjisë elektrike këtë dimër/ Franca riaktivizon të gjithë reaktorët bërthamorë

centrali-750x375

Ndërmarrja shtetërore franceze EDF do të riaktivizojë të gjithë reaktorët e saj bërthamorë, më shumë se gjysma e të cilëve tani janë mbyllur për çështje të mirëmbajtjes ose teknike, tha të premten Ministrja e Energjisë në Francës.

Pannier-Runacher foli pasi Presidenti Emmanuel Macron mbajti një takim të posaçëm të kabinetit për të trajtuar situatën e furnizimit me energji të vendit, për të koordinuar përpjekjet për të reduktuar konsumin dhe për të përgatitur plane emergjence në rast se vendi përballet me mungesë.

“EDF është angazhuar të riaktivizojë të gjithë reaktorët e saj për këtë dimër,” tha Agnes Pannier-Runacher në një konferencë shtypi.

Ajo shtoi se aktualisht 32 nga 56 reaktorët e EDF janë ndalur për mirëmbajtje ose probleme teknike.

Pannier-Runacher tha gjithashtu se një numër maksimal i reaktorëve tani janë mbyllur për mirëmbajtje në mënyrë që të sigurohet që ata të jenë gati dhe të disponueshëm gjatë periudhave të pikut të kërkesës këtë dimër.

“Nga tetori, çdo javë reaktorë të rinj do të rifillojnë,” tha ajo. “Ne do të ndjekim nga afër me EDF ata reaktorë që janë mbyllur për probleme korrozioni.”

Çmimet e energjisë në Francë janë rritur në nivelet më të larta historike pasi tregu ka frikë se Franca, dikur eksportuesi kryesor i energjisë në Evropë, mund të mos prodhojë mjaftueshëm energji bërthamore këtë dimër për të ndihmuar fqinjët evropianë që kërkojnë alternativa ndaj gazit rus dhe madje mund t’i duhet të racionojë energjinë elektrike për të përmbushur nevojat e saja.

Related Posts

Leave a comment