Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Kriza energjetike na pret”/ Rama: BE të mos përsërisë turpin e kohës së pandemisë!

1662118122_Screenshot10-750x375

Nga Beogradi Kryeministri Rama tha se një dimër shumë i vështirë e pret rajonin si pasojë e krizës energjetike.

Ai tha Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut do të bashkëpunojnë në këtë drejtim. Ai apeloi edhe një herë Bashkimin Evropian që të mos e përsërisë braktisjen që i bëri Ballkanit në kohën e pandemisë.

“E ritheksoj edhe një herë. Dje ka qenë dita më e bukur e Ballkanit të Hapur. Mund të kishte qenë një ditë tipike e keqe për Ballkanin në tërësi dhe në vend që të hapnim dyert për njerëzit e punës, e tokës, e prodhimit, të ushqimit dhe për shumë të tjerë nga e gjithë bota, mund t’i kishim hapur dyert një lajmi tjetër të keq për tension, konflikt, rrezik lufte e kështu me radhë. Fatmirësisht ka ndodhur e para. Ky është Ballkani i Hapur. Kjo është zgjedhja që kemi bërë, të afrojmë më shumë njerëzit, gjërat që kemi për të zgjidhur, t’i zgjidhim me durim e mirëkuptim dhe pa harruar që kemi kaq shumë gjëra për të cilat mund të duhet të bashkëpunojmë. Ky dimër ka gjasa të jetë dimri më i vështirë që kemi hasur në këto vite.

Do të shohim plane që përfshijnë fikje të dritave pas orës 10:00, që do të thotë mbyllje të bareve, që do të jetë njësoj si në pandemi, pra mbyllje e jetës. Ne kemi folur për bashkëpunim në këtë drejtim, për t’i qëndruar pranë njëri-tjetrit. Ne në Shqipëri kemi marrë një vendim, që nuk e di ende nëse është i çmendur apo shumë optimist, për të mos e rritur çmimin e energjisë për familjet dhe biznesin e vogël. Çështja është sa gjatë do të vazhdojë kjo histori.

E përsëris apelin ndaj BE që të mos bëjë me ne turpin që bëri në kohën e pandemisë. Që na detyroi të shkonim në Kinë dhe pa vetëm brenda kështjellës së vet. Edhe liderët e BE e kanë pranuar këtë”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment