Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Parashikimi i motit, 2 shtator 2022

th

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme një qendër e presionit të ulët e pozicionuar në detin Adriatik do të ndikojë kushtet meteorologjike.

Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi. Reshjet e shiut do të jenë prezente që prej orëve të para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare, dhe gradualisht reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit me intensitet mesatar.

Lokalisht reshjet pritet të jenë në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në mbrëmje reshjet e shiut do të humbin intensitet dhe territor duke mbetur prezente vetëm në pjesën juglindore të vendit.

Era do të fryjë nga juglindja e jugperëndimi me shpejtësi mesatare dhe hera herës e vrullshme.  Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 20/29 Re diell shi
Kukës 17/26 Re diell shi rrufe
Lezhë 19/30 Re diell shi
Dibër 15/25 Re diell shi
Durrës 21/29 Re diell shi rrufe
Tiranë 21/30 Re diell shi rrufe
Elbasan 19/30 Re diell shi rrufe
Berat 19/30 Re diell shi
Vlorë 18/30 Re diell shi rrufe
Korcë 15/25 Re diell shi rrufe
Gjirokastër 16/30 Re diell shi rrufe
Sarandë 20/30 Re diell shi

Related Posts

Leave a comment