Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Plepat e gjeneralit të policisë italiane”, Mitro Çela rrëfen udhëtimin me Azem Hajdarin e Filip Çakulin në Romë

azem-hajdari-filip-cakuli-mitro-cela-701x375

Nga Mitro Çela

Tetor 1991

Azem Hajdari, Filip Çakuli dhe unë shkuam në Romë.

Sebep u bë një ftesë për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Liberale.

Kongresi na hëngri ditën e parë.

Ditën e dytë shkuan në zyrën e gjeneral Ramponit, komandant i xhandarmërisë italiane.

MOS HUMBISNI

Gjenerali na priti në paradhomë.

I gjatë.

I hollë.

Me kostum dhe flokë të thinjura, më shumë të kujtonte një aktor kinemaje sesa një gjeneral policie.

Zumë vend rreth një tavoline katrore.

-Kafe pa cigare. Ma ka ndaluar të pi gruaja. Unë kam ndaluar tymin e cigares në zyrë.

Ngihuni në këmbë. Do të dalim së bashku në ballkon, -tha gjenerali.

Duke soditur natyrën, si puna e Budës, dua t’ju jap dy mesazhe…

Së pari.

Ky është kopshti që rrethon godinën.

Vëreni pemët.

I dalloni dy plepat që janë më të lartët?

I kam mbjellë me duart e mia ditën që u emërova komandant i Xhandarmërisë.

-Burrë i mençëm! Me këtë gjest do të tregoj se në polici njerëzit nuk lëvizin si gurë shahu! -na tha Azemi.

Vallë, çfarë do të mendojë gjenerali po të mësojë se në Sarandë, nga viti 1987 deri në vitin 1990 janë këmbyer 36 shefa rendi!?

-Zoti Hajdari! Nga mënyra si fole me zotin Çela e mora vesh se e kuptuat mesazhin tim…

Së dyti.

Tani vështroni atë veturën e lënë pak mënjanë nga shoqet…

Edhe ajo e ka një histori.

Disa muaj më parë Italia i fali Shqipërisë disa automjete për policinë.

Një nga drejtorët e ministrisë, ia hipi kësaj makine dhe mbërriti në Budapest.

Ka menduar të kursejë, derëziu!…

Por çfarë ngjau?

Makinën ia vodhën dhe, siç e shihni, ka përfunduar në oborrin tim!…

Zoti Hajdari!

Një polic, që nuk është i zoti të ruajë makinën e tij, si mund të jetë i aftë të mbrojë popullin nga keqbërësit?!

Mesazhi im? Bëni kujdes, kur zgjidhni dhe shkarkoni ekspertët e policisë!

Në Itali qeveritë kanë rënë si gjethe fiku. Kemi qeveri që kanë jetuar katër-pesë muaj.

Unë kam 40 vjet që nuk lëviz nga vendi i punës.

Policia është një nga shtyllat e Shtetit Demokratik!

Me mesazhet e gjeneralit italian, le të ndjekim fatin e policisë shqiptare.

Në 30 vjet kemi 16 drejtorë të Përgjithshëm.

Në vitet 1992-1997 qeveria Meksi, me bekimin e Presidentit Berisha emëroi dhe shkarkoi:

Astrit Mehjan, Sabri Jaçaj dhe Agim Shehu.

Në vitet 1997-2005, qeveritë socialiste Nano-Meta-Majko emëroi:

Sokol Baraj, Besnik Bregu, Hasan Ahmetaj, Veton Gjoliku, Veli Myftari, Bilbil Mema, Bajram Ibraj.

Në vitet 2005-2012 qeveria Berisha mbajti dy vjet Bajram Ibrajn. Më vonë kemi:

Ahmet Prençi, Hysni Burgaj.

Në vitin 2013 kryeministri Rama emëroi:

Artan Didi. Më vonë me radhë:
Haki Çako.
Ardi Veliu.

Në vitin 2021 u emërua Gledis Nano.

Edhe pse me bekimin e amerikanëve, nuk mbushi vitin: ra nga karrigia.

Nuk pranoi dorëheqjen. E shkarkoi Rama.

Po të futim në listë edhe 30 ministra Rendi, do kuptojmë pse policia gjen makinat e djegura dhe është në kërkim të kreminelëve.

Shënim.
Emrat e ministrave të rendit.

Gramoz Ruçi
Aredin Shyti
Bajram Yzeiri
Vladimir Hysi
Bashkim Kopliku
Agron Musaraj
Halit Shamata
Belul Çelo
Lush Perpali
Ali Kazazi
Neritan Ceka
Ndre Legisi
Perikli Teta
Petro Koçi
Spartak Poçi
Ilir Gjoni
Stefan Çipa
Luan Rama
Igli Toska
Sokol Olldashi
Gjergj Lezhja
Bujar Nishani
Lulzim Basha
Flamur Noka
Saimir Tahiri
Fatmir Xhafaj
Dritan Demiraj
Fatmir Xhafaj
Sandër Lleshaj
Bledar Çuçi

Related Posts

Leave a comment