Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Rama, batuta me ambasadorin e SHBA në Serbi: Kujdes se na kupton çfarë flasim…

rama-750x375

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalën e tij në samitin e Ballkanin e Hapur në Beograd duke bërë batutë me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Christofer Hill.

“Ambasadori si të gjithë amerikanët di gjuhën e tij dhe tonën prandaj kur flisni në prani të tyre bëni kujdes se na kuptojnë. Jam po ashtu shumë i kënaqur që këtu sot me ne janë edhe 2 miq shumë të rëndësishëm për ne që përfaqësojnë 2 vende po kaq të rëndësishme për rajonin tonë. Ministri i Jashtëm i Turqisë, miku ynë, të cilin dua ta falënderoj për praninë. Turqia është partner i pazëvendësueshëm strategjik i Shqipërisë por edhe aleat i të gjithë proceseve pozitive si dhe ministri i Hungarisë, të cilin dua po ashtu ta falënderoj”, tha Rama.

Related Posts

Leave a comment