Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

A duhet te behet “shtet”?

Ymer-Nurka
 Ymer Nurka
Ja kaq, sa bënë për pishinat e Irfanit, jo me shume, te kishin qene te shqetesuar mediat dhe politika, atehere kur shkaterroheshin pasurite kombetare, uzinat dhe kombinatet, fermat dhe fabrikat, institutet dhe gjithçka tjeter. Por ne fakt pasuria e popullit ka status ndryshe, ajo duhet te vidhet, te shkaterrohet, te tjetersohet, ndersa prona e individit, sidomos prona private e bosave te ketyre 30 vjeteve duhet te mbrohet me cdo kusht.
Per “pishinat”, demonstrohen lejat, ndersa per ato pronat e popullit, nuk kishte “leja”, dokumentacioni i origjines se tyre zhdukej, shkaterrohej qe ato te ngelnin mall pa zot, se keshtu tjetersoheshin me lehte. Ja ky eshte kontrasti me i thelle qe ka ndodhur ne keto tre dekada, nga njeri sistem tek tjetri. “Prona”, ky nocion i frikshem dhe shkak i shkaterrimit, i vrasjeve dhe padrejtesive, eshte arsyeja e rrëmeteve dhe termeteve sociale qe kane ndodhur ne keto 30 vjet. Per pronat dhe jo per mireqenien e popullit, ka ndodhur gjithçka dhe cdo permbysje qe në fillim te heres, e cila me teper i ngjan nje hakmarrjeje te madhe, ku klasa e “zengineve”, vazhdon te hakmerret kundrejt nje klase te mjere dhe te papergjegjshme, e cila kur shkaterrohej prona kolektive nuk e kuptonte se ajo ishte pasuria e tyre, por me vetedije, apo me indiference ndihmonte hajdutet dhe anarshistet te vidhnin dhe tjetersonin gjithçka. Nuk me intereson fare seç ndodh sot midis pushtetit e opozites, ato le te lajne hesape dhe borxhe te njera-tjetres, por jam i sigurte se asgje nuk ndodh per te lehtesuar shpinen e qytetareve te ketij vendi nga hallet dhe problemet sociale.
Ndergjegjesimi i mases duhet te kishte ndodhur me ne fund, por as kete nuk e shikoj, pasi ne keto 30 vjet truri i Shqiptarit 90%, eshte i bllokuar ne kolaps te plote nga fjala “lek” dhe fjala “prone”. Injoranca po ben kerdine duke u konvertuar ne krim, droge dhe korrupsion pa fund.
A duhet te behet “shtet”? Natyrisht, me gjithe dyshimet, se ai i sherben qytetareve, perseri pa asnje medyshje, theksoj se shteti na duhet dhe ligji duhet te zbatohet nga te gjithe. Shteti duhet vene ne binare, per te vendosur kufij per zullumet e padroneve te rinj e te vjeter, ndofta keshtu Shqipetaret do te gjejne sadopak paqe.

Related Posts

Leave a comment