Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

E imagjinon Albin Kurtin në tryezën e Open Balkan? Si përgjigjet Edi Rama

-640-0-c8a14ae737130a71439afa2a4360bb3d

Edi Rama i qëndron idesë se Open Balkan është një mundësi e mirë për të gjithë, përfshirë dialogun Kosovë – Serbi. I pyetur nga Euronews Serbia nëse e imagjinin dot kryministrin Albin Kurti të ulet në tryezë me liderët e tjerë të Open Balkan, Rama u shpreh i bindur se kjo do të ndodhë.

“Dëgjoni. Unë mund ta kuptoj se në hapat e parë është diçka e pamendueshme. Por nuk është çmenduri, nuk është as marrëzi. Është kurajë, ambicie dhe besim.

Unë kam besim tek paqja, jam ambicioz në ndërtimin e paqes me të tjerët dhe kam kurajën të them se sigurisht që e imagjinoj. Dhe jam i bindur se kjo do të ndodhë.

Kosova do të jetë pjesë e Open Balkan një ditë, pa asnjë dyshim. Sepse kjo është e ardhmja. Sepse, ose do të jemi këtu së bashku duke celebruar produktet e qytetarëve tanë, duke i ndihmuar ata të prodhojnë dhe tregtojnë më shumë, ose do të kemi konflikt dhe gjakderdhje”, – u shpreh Rama.

Rama thotë se është i bindur që shpejt nismës së iniciuar nga Shqipëria, Serbia dhe RMV do t’i bashkohet edhe Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina, vende ku siç tha, deri më sot kjo çështje ka qenë peng i problemeve të brendshme politike.

“Kryeministri i Malit të Zi ishte këtu sot. Ai ishte shumë i qartë për këtë çështje dhe shumë gjëra po ndryshojnë kur bëhet fjalë për Malin e Zi.

Problemi është se Open Balkan është peng i çështjeve të brendshme politike. Edhe në Shqipëri është, por nuk dua të flas për këtë, ndaj po ndalem këtu.

Në Malin e Zi dhe Bosnje është e njëjta gjë dhe është fatkeqësi pasi në fund të ditës Open Balkan është një mekanizëm për implementimin e një procesi për të cilin kemi rënë dakord në parim në procesin e Berlinit”, – u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

Related Posts

Leave a comment