Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Thellohet drama e 11-vjeçares, arrestohen gjashtë persona të tjerë që dyshohet se kanë abuzuar seksualisht me të

perdhunim-1

Gjashtë persona të tjerë që dyshohen se janë të përfshirë përdhunimin e 11-vjeçares janë arrestuar në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë-Departamenti për të Mitur njofton se pas sigurimit të ekzaminimeve, analizimit të provave dhe intervistimit të dëshmitarëve ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar se kanë dhunuar seksualisht të miturën.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi me njerëz”, ”Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit” dhe “Dhunimi’”, si dhe, në bazë të provave dhe dëshmive të siguruara deri më tani nga hetimet e zhvilluara, dyshohet se janë të përfshirë në rastin e qershorit, ku e mitura ishte raportuar si person i zhdukur.

Disa ditë më parë, 11-vjeçarja u përdhunua nga pesë persona teksa kishte dalë në park në një periudhë kohore prej shtatë orësh.

Prokuroria Themelore e Prishtinës pritet të bëjë kërkesën e përcaktimit të masës së sigurisë nga Gjykata Themelore e të marrë një vendim për 5 të akuzuarit.
Autorët e dyshuar janë 19-vjeçari Shkëlqim Kameri, 27-vjeçari Ekrem Rexhepi, vëllai i tij i mitur G.Rexhepi dhe dy të miturit Xh.S. e G.J.

Top Channel

Related Posts

Leave a comment