Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ç’lidhje ka liria e medias këtu?!

213103825_4774574312557798_5665959579525494892_n

Adriatik Doci

 

Fania dhe qeveria janë prishur në pazare. Fania bënte fresk me mediat e tij, ndërsa qeveria në këmbim mbyllte njërin sy për taksat e papaguara të Fanes, përdorimin e godinave publike për biznesin e tij, evazionin fiskal, operimin me dy bordero për rrogat, zaptimin e plazhit me hotelin etj.

Ç’lidhje ka liria e medias këtu?!

Fania ka kërkuar edhe Drilonin, disa godina të tjera publike në Tiranë, një copë te Porti i Durrësit, biznesin e plehrave dhe vijimin e fshirjes të të gjitha detyrimeve tatimore. Pa marrë ende një përgjigje nga Rama, Fania shkrepi pushkën ndaj krerëve të tatimeve dhe doganave. Edhe grabiqar, edhe cub, nuk mund të jesh njëherësh. Qeveria u ndie e sfiduar dhe vendosi t’i marrë Fanes edhe ato që i kishte dhënë dhe lejuar në mënyrë të paligjshme. Ç’lidhje ka liria e medias këtu?! Për të mbajtur plaçkën që kishte marrë në mënyrë të paligjshme, Fania nxori para fadromave ish deputetë të PS, analistë me pagë 6 mijë USD në muaj, deputetë të PD, çetën e LSI-së, deri tek kuzhinierët dhe pastrueset e hotelit, psikologë të paguar etj. Nisi t’i përmendte bukën Taulant Ballës, vetëm sepse Balla nuk i doli në mbrojtje. Ç’lidhje ka liria e medias këtu?! Sali Berisha dhe Ilir Meta, të cilëve u doli goja pas duke folur për shtetin ligjor, i dolën në mbrojtje Fanes, duke kundërshtuar pushtimin e bregut të detit me mure dhe pishinat e hotelit. Meta dhe Berisha po shfrytëzojnë prishjen e pazarit mes Fanes dhe qeverisë, me qëllim për ta kthyer llogoren mediatike të krah të tyre. Ç’lidhje ka liria e medias këtu?!

Related Posts

Leave a comment