Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Bërnabiç nga veriu i Mitrovicës: Interes i Serbisë janë paqja dhe stabiliteti

-640-0-1662375931xana-812

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç tha nga Mitrovica e Veriut ku po qëndron për vizitë se dëshiron të përçojë mesazhe të paqes, stabilitetit dhe tolerancës.

Ajo tha se autoritetet nga Serbia, përfshirë presidentin Aleksandar Vuçiç do të jenë gjithmonë me komunitetin serb në Kosovë dhe shtoi se është e lumtur që ndodhet në Kosovë “në një moment kaq të vështirë”.

“Jam e lumtur që edhe pas provokimeve të fundit, të 31 korrikut, arritëm ta ruajmë paqen. Interes i Republikës së Serbisë dhe popullit serb është paqja dhe stabiliteti”, tha Bërnabiç.

Kryeministrja e Serbisë shtoi se vendi i saj do të vazhdojë të luftojë për popullin serb, në mënyrë që përmirësimi i kushteve të jetesës të shihet në terren.

Ajo theksoi se tani është koha për të formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe tha se një gjë të tillë do ta përsërisë kudo që të shkojë – nga Mitrovica në Bruksel e Pekin.

“Në këtë do të vazhdojmë të këmbëngulim çdo ditë”, tha Bërnabiç.

Bërnabiç arriti paraditen e së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku u prit nga përfaqësues të Listës Serbe, subjektit më të madh politik të serbëve të Kosovës si dhe nga përfaqësues të institucioneve që punojnë në sistemin e Serbisë.

Related Posts

Leave a comment