Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Opinion/ Çfarë solidariteti meriton Irfani Hysenbelliu?!

IMG-20210516-WA0005 (2)
Nga Vladimir Muçaj:
Dy ditë me rradhë, një zhurmë e madhe për një ndër pronat e Irfanit të  News 24  tv. Po i prishet një pjesë pishinave të ngritura mbi rërën e plazhit ku gjendet resorti i tij luksoz ” Prestigj”. Fadromat e IKMT-së kanë nisur prishjen.
 Ajo që nuk shkon fare  në këtë ndërhyrje ka të bëjë vetëm me një fakt:  Pse pikërisht tani ky aksion kur atje ka pushues vendas dhe të huaj?!
I vetmi gabim, sipas meje, është koha e gabuar e aksionit prishës. Siç unë e njoh dhe jo vetëm unë por dhjetra si unë,  pjesë e medias shqiptare, Irfani është një përfitues abuzant i pronave publike ndër vite.
Ai e ka përdorur median e tij pikërisht më së shumti për këtë interes.
Interesi i tij ka qenë jo funksipni i medias në interes të publikut dhe të shoqërisë, as afirmimi profesional i medias dhe gazetarisë por nëpërmjet influencës së medias që drejton ka përfituar prona, ka ushtruar presion, ka denigruar gjykatës, prolurorë, doganierë e drejtues institucionesh pa fund. Të numërojmë pronat e Irfanit nisur nga ky fakt, na duhet enkas një tjetër kronikë e gjatë.
Personalisht nuk jam për zhurmë kur nuk është nevoja për zhurmë, por jam ok për çdo hedhje në tokë të çdo ndërtimi apo prone të zaptuar në forma mafioze ose edhe me presione e shantazhime. Në këtë këndvështrim e quaj madje të vonuar aksionin e policisë apo Inspektoriatit që ka detyrim ligjor për mbrojtjen e terirtorit dhe hapësirës publike. Këtë hapësirë Irfani pasi e ka zënë, ka mbërritur si këto dy ditë në një precedent tjetër të shëmtuar dhe të papranueshëm:  Ai po e përdor grupin e tij mediatik për interesa personale.  Këtë po e tregon më së miri edhe fakti që kanali News 24, me kamerat e tij është non stop tek koka e fadromave duke filmuar si të jetë kamer banese dhe jo ekran mediatik në mision publik.
Ky është një skandal që po ndodh duke dashur të dëshmojë si skandal, një goditje të diskutueshme politike por me bazë ligjore ndaj së paligjshmes. Mendoj se ka ardh koha që Irfani dhe irfanët e mediave t’ia dorëzojnë publikut pasuritë e pamerituara dhe shërbimin e medias. Kjo bëhet kur dhe qeveria aktuale apo dhe ato që do të vijnë të mos bëjnë sot gjumë me përfituesit abuzantë dhe nesër gositës si ligjzbatues. Fushata të tilla e shkatërrojnë autoritetin e shtetit ligjor.
Nisur nga fakti që ai po e përdor median për interes personal, pa kriter dhe pa profesionalizëm, në konflikt të pastër interesi, nuk meriton solidaritet mediatik dhe aq më tepër gazetarësh. Gjithashtu dhe mbështetja që po merr Irfani nga opozita e Berishës dhe Metës është sa fallco, aq edhe hipokrite. Kjo opozitë pak kohë më parë e akuzonte Irfanin dhe median e tij të paguar nga inceneratorët! Media e tij publikon darka e dreka me politikanë dhe qeverisës, ndërkohë që nuk thotë pse dhe çfarë ka përfituar prej atyre darkave dhe sa financa publike ka përfituar?! Cikat kanë qenë favoret? Si ia doli që nga qeverisës që e etiketonin si borxhemadh, paskan qenë miq e mysafirë të resortit të tij ku nuk kanë paguar as peshkun dhe as dhomën e gjumit?!?!
Atëherë përmbylltazi shtroj pyetjen: Çfarë solidariteti meriton Irfani dhe media e tij në këtë histori dhe në krejt të vërtrtat e patreguara?!?! Si mund ta vrasë kohën mediatike për llogari të një interesi publik në këtë mënyrë një pronar dhe mediat e tij që janë bërë në këtë histori vetëm pistoleta në duart e tij?!

Related Posts

Leave a comment