Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vijat e bardha-test e njerzillekut tone!

304915434_10224546680788360_7543166219770479600_n
Nga Fabian Zhilla
Doni te shihni se ku jemi me respektin per tjetrin dhe nivelin e qytetarise? Shikoni sesa i respektojme ne kembesoret tek kalojne vijat e bardha.
Vijat e bardha jane e vetmja mundesi ku ne mungese te semaforit makinat duhet ti japin perparesi kembesorit. Nga nje veshtrim gradual i respektimit te tyre ve re dy kategori kembesoresh;1) ata qe kalojne te qete dhe qe shpesh here kthejne syte venger ndaj ndonje shoferi qe mezi pret te turret sikur po pret lindjen e femijes dhe 2-) kembesoret qe kalojne me shpejtesi dhe shpesh qe ju thone dhe me falni makinave.
Te paret kryesisht jane te huaj dhe te dytet jane shqiptare. kjo lloj sjellje e jona tregon nje fare nenshtrimi ndaj te fortit. Makina, dikur por dhe sot luks, tregon nje fare arrogance, superioriteti ndaj pjeses tjeter te shoqerise. Kete e sheh tek shtimi makinave luksoze, targat angleze te personalizuara qe na merzisin veres etj. Ne ndryshim nga te huajt ku dhe pse automjeti i shtrenjte eshte tregues i pasurise ajo sidoqofte nuk instrumentalizohet si mjet komunikimi publik i arrogances dhe pushtetit. Dhe nje nga keto momente edhte respektimi i kembesorit, i cfare do lloj kategorie tek kalon vijat e bardha. Mendo nje Ferrari tek respekton dike qe mbledh kanace dhe po kalon vijat e bardha. Kjo nuk eshte thjesht te mbrosh kembesorin por ky ne fakt eshte morali publik. Te paret qe e sollen si rregull ishin britaniket ne vitin 1951. Dhe ato u bene te njohura nga foto e famshme e Beatles ne albumin Abbey Road.

Related Posts

Leave a comment