Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

George Orwell kishte frikë nga ata që do të ndalonin librat.

305402522_10159861839442696_6204674477838209073_n
G. Middei, shkrimtar italian
THIRRJE PËR TË LEXUAR
George Orwell kishte frikë nga ata që do të ndalonin librat.
Aldous Huxley kishte frikë se nuk do të kishte nevojë të ndaloheshin librat, sepse askush nuk do të ishte më i interesuar t’i lexonte ato.
Orwell kishte frikë nga ata që do të na privonin nga informacioni.
Huxley kishte frikë nga ata që do të na zhytnin në aq shumë informacione sa do të ngjallnin frymën e pasivitetit dhe egoizmin.
Orwell-i kishte frikë se e vërteta do të fshihej.
Huxley kishte frikë se e vërteta do të mbytej në një det të parëndësishëm informacioni.
Orwell-i kishte frikë se qytetërimi ynë do të bëhej një qytetërim skllevërish.
Huxley kishte frikë se se do të bëhej një qytetërim njerëzish sipërfaqësorë, që rendnin pas kënaqësive themelore.
Te romani “1984” njerëzit kontrollohen me dhimbje.
Te “Bota e te” njerëzit kontrollohen me kënaqësi.
Me pak fjalë, Orwell-i kishte frikë se ajo që na frikëson do të na shkatërronte.
Huxley kishte frikë se ajo që ne dëshirojmë dhe nuk mund të kontrollojmë do të na shkatërronte.
Kjo është arsyeja pse LEXIMI sot është një formë rezistence.
LEXIMI është një formë rebelimi.
Një mënyrë për të luftuar kundër kushteve që imponon shoqëria, është të mbrosh mendjen tënde, të kërkosh një pavarësi përfytyruese, njohëse, morale.
Mos ndaloni kurrë së LEXUARI.
Mos hiqni dorë!
Përktheu: Granit Zela

 

Related Posts

Leave a comment