Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Meta shkon në ‘luftë’ pa Berishën: Të martën tjetër, partia ime proteston tek inceneratori i Tiranës

meta-14-750x375

Kreu i Partisë së Lirisë më në fund ka dhënë një datë se kur do të nisë ‘luftën’ në terren.

Ilir Meta tha se të martën tjetër në orën 18:00 do të protestohet tek inceneratori i Tiranës.

“Protestën e parë Partia e Lirisë do ta organizojë pas një jave në orën 18:00 te incineratori i Tiranës. Për këtë çështje do të bëjmë edhe veprime të tjera. Jemi të vendosur të godasim këtë skemë mafioze që shkatërron shëndetin e qytetarëve. Jo vetëm ata, por edhe tokën e ujin dhe të gjitha pasuritë e tjera mbi bazë të të cilave ata jetojnë. Të gjithë duhet të denoncojmë me forcë çdo aferë, çdo akt mafioz, çdo korrupsion kudo ku ndodh. Kur kjo ndodh në mes në Shijak, në mes të Tiranës dhe Durrësit në sezon turistik, mendoni se çfarë mund të ndodhë në bashki të tjera që janë larg vëmendjes së mediave” – tha Ilir Meta.

I pyetur nëse Partia Demokratike dhe Sali Berisha do të marrin pjesë, ai tha se janë të ftuar t’i bashkohen tubimit të partisë së tij.

/a.r

Related Posts

Leave a comment