Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Asllani do të dëgjojë për të parën herë himnin e Champions-it

auto_11662573570

Asllani do të dëgjojë për të parën herë himnin e Champions-it!

Interi-Bajern Mynih është padyshim përballja më interesante e mbrëmjes së sotme në Champions League.

Skuadrat do të masin forcat në “Xhuzepe Meaxa” në orën 21:00 në ndeshjen e parë të fazës së grupeve.

Në këtë ndeshje do të jetë në dispozicion të Inzagit edhe Kristjan Asllani, i cili do të dëgjojë për herë të parë nga afër himnin e Champions League-s.Mesfushori shqiptar do të presë shansin e tij nga stoli, teksa nga minuta e parë do të jetë në fushën e lojës Brozoviçi.

Simone Inzagi këtë herë i ka besuar një vend në formacion Mkitarianit, ndërsa në majën e sulmit do të jetë dyshja Xheko-Martinez. Në krahun tjetër Bajerni sulmon me Manenë, i cili ndihmohet në krahë nga Sane dhe Koman.

Related Posts

Leave a comment