Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Fëmijë që humbasin fëmijërinë duke punuar!

303313929_5513996068661320_9130502618872165411_n
Kisha parë në rrjetet sociale se aty rrotull 9 katsheve, një djalë i vogël shishte lule, për të blerë rroba për shkollë dhe mjete shkollore.
Vendosa të kaloja aty sot, dhe u ndesha me Kevinin dhe Aklenin. Të dy 11 vjeçar. Shkova për Kevin, por s’mund t’i ndaja vogëlushët.
U thash se sot, do e linin punën e tyre për disa orë dhe do të vinin me mua në një qëndër tregtare që ndodhej aty afër. Djemtë pranuan, teksa edhe u miqësuam pak.
Çfarë doni të blejmë?, i pyes.
Asnjëri nuk foli.
Se dimë, mu përgjigjën. Kishin turp.
Po kur ke qenë i vogël, ke luajtur top ti?, – më pyet Kevini?
Po i thash, top kisha një top lecke, që e kisha dhënë formën me një ngjitës.
(Kevini nuk më thoshte dot që dua një top, dhe ma stil, më la të kuptoja, që e donte një top).
Po ty të pëlqen futbolli?, e pyes.
Poooo, më tha, dhe i ndritën sytë.
Atëherë do e blejmë një top?
Po, më tha Kevi. Ndërsa pyes edhe Aklenin.
Unë dua të bëhem futbollist, ma kthen.
Ndërsa hymë në qëndër, u takuam me një miken time, Ketën, që pasini rrëfeva për situatën, vendosi t’ua blente ajo nga një kostum sportiv.
Sa të lumtur dhe të buzëqeshur, ishin dy djemtë, që puna si shitës lulesh, i kishte rritur shumë.
Më pas blemë edhe atletet dhe xhupa, për secilin.
Nuk kishin turp nga puna, më shumë sesa kishin frikë ndaj reagimeve të këqija të disa njerëzve.
Punojnë për të mbajt familjen. Që 11 vjeç. Kevi ka një vëlla më të vogël. Jeton me qira në Tiranë. Të dy prindërit i punojnë, por edhe me çmimet e rritura, se përballojnë dot.
Ndërsa Akleni, jeton në Yrshek. Shtepia i është dëmtuar nga tërmeti dhe deri më tani. Jeton në varfëri dhe vetë i 6-të në shtëpi.
Kanë nevojë për mjete mësimore, çantë për shkollë, fletore. Kanë dëshirë të futen në kurse për futboll.
Kush ka mundësi, le të bëj diçka për fëmijët. Unë kalova me ta, rreth 3 orë. U kënaqa, tek shihja ata të dy që buzëqeshin dhe gëzoheshin. S’kishin blerë ndonjëherë në atë qëndër tregtare. As lule për të shitur nuk i linin.
Në fund, u bleva nga një libër. Djemte e rrugës Pal, ishte zgjedhja ime për ta.
Më premtuan se do e lexonin dhe se do mbanin shënim përmbajtjen.
Çdo ditë nga 5 faqe, dhe në fund, kur ta mbarojnë, do e diskutojmë përmbajtjen së bashku.
Sa djem të mbarë, dhe sa keq që kushtet e vështira, i bëjnë të humbasin fëmijërinë duke punuar.
Por kjo, përtej një pjese që do e kujtosh gjithë jetën,(se s’ke jetuar fëmijërinë) do të fusë më shprejt drejt rrugës së vlerës, që t’ia dalësh vetë, të punosh ndershmërisht dhe ta vlerësosh atë që ke.
Këtë rrugë kam pasur edhe unë!
Në shenjë mirënjohje më dhuruan ca trëndafila. 🥰

Related Posts

Leave a comment