Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

“Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE”

download (19)

Profesori amerikan i çështjeve ndërkombëtare në Universitetin Georgetown dhe njëkohësisht anëtari i Këshillit amerikan për Marrëdhënie me Jashtë, Charles Kupchan se Serbia, do ta njohë pavarësinë e Kosovës, në këmbim të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, Kupchan u shpreh se mbetet të shihet se si dhe kur do të realizohet ky qëllim.

“Serbia do ta njohë përfundimisht pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës dhe një nga elementet kyçe të kësaj përpjekjeje, do të jetë integrimi i saj në Bashkimin Evropian. Unë besoj se njohja formale duhet të jetë parakusht. Kjo është leva që ka Bashkimi Evropian në marrëdhëniet me Serbinë: anëtarësimi i plotë në këmbim të njohjes së Kosovës”, tha ai.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka qenë “i aftë në balancim dhe uljen në dy karrige”, me BE-në dhe Rusinë.Kupchan theksoi se letra e Macronit dhe Scholzit drejtuar Kurtit dhe Vuçiçit vjen në kohën e duhur dhe mbart mesazhin e duhur.

Ai shtoi se rritja e tensioneve mes Serbisë dhe Kosovës dhe në të gjithë rajonin në përgjithësi, kërkon një angazhim më të madh evropian dhe transatlantik.

Related Posts

Leave a comment