Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi kibernetik i Iranit, reagon Basha: Aleanca e NATO-s jetike për sigurinë tonë

-640-0-lulzim-basha-3-2-770x420-1

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për sulmin kibernetik që Irani bëri më 15 korrik ndaj shërbimeve qeveritare online.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Basha thotë se sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë në Shqipëri.

“Sulmi kibernetik i Iranit kundër Shqipërisë tregon sërish rëndësinë jetike të aleancës së NATO-s për sigurinë tonë. Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e domosdoshme të SHBA-së dhe qëndrojmë së bashku me aleatët tanë të NATO-s për të kërkuar llogari Iranin për të parandaluar kërcënimet dhe veprimet kundër sigurisë sonë të përbashkët”, shkruan Basha bnë Twitter.

Related Posts

Leave a comment