Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

OKB: Bota është kthyer 5 vjet pas për sa i përket zhvillimit njerëzor

-640-0-65674bccf9ebbca5a1409bdb57850315

Sipas një raporti të ri të OKB-së, bota është kthyer pesë vjet pas për sa i përket zhvillimit njerëzor.

Për herë të parë në historinë e tij 32-vjeçare, Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i PNUD-it – i cili mat shëndetin, arsimin dhe standardin e jetesës së një kombi thotë se zhvillimin njerëzor globalisht ka rënë përsëri në nivelet e 2016-ës.

ADVERTISING

Raporti i fundit që doli të enjten, thekson “ndikimin shkatërrues” të dy viteve të fundit për miliarda njerëz anembanë botës, për shkak të pandemisë, luftës në Ukrainë, ndryshime gjithëpërfshirëse sociale dhe ekonomike, dhe ndryshime të rrezikshme planetare.

“Ne kemi përjetuar fatkeqësi më parë, kemi pasur konflikte më parë, por ajo me të cilën po përballemi sot është një pengesë e madhe për zhvillimin e njerëzimit,” tha për agjencinë e lajmeve AFP Achim Steiner, administrator i UNDP-së, shkruan Euronews.

“Kjo do të thotë që ne vdesim më herët, se jemi më pak të arsimuar dhe se të ardhurat tona po bien”.

Amerika Latine, Karaibet, Afrika Sub-Sahariane dhe Azia Jugore janë goditur veçanërisht rëndë, ndërsa vendet evropiane duket se janë më pak të prekura.

King Charles III To Give Televised Address
Keep Watching

Vendet evropiane dominuan në krye të listës, me Zvicrën, Norvegjinë dhe Islandën që zënë tre vendet e para, me nëntë nga dhjetë vendet e para në Evropë.

Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i PNUD-it 2021

Zvicra

Norvegjia

Islanda

Hong Kongu

Australia

Danimarka

Suedia

Irlanda

Gjermania

Holanda

Finlanda

Singapor

Belgjika

Zelanda e Re

Kanadaja

Lihtenshtajni

Luksemburgu

Mbretëria e Bashkuar

Japonia, Koreja

Related Posts

Leave a comment