Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Njëri tentoi të rifutej në vendin tonë/ Zbulohet numri i diplomatëve iranianë të dëbuar nga Shqipëria

auto_Capture-231662671671

 Katër diplomatë janë dëbuar dhe një i pestë është larguar me dëshirë nga Shqipëria. Ky është bilanci i iranianëve të larguar nga vendi ynë, 24 orë pas ultimatumit të dhënë nga kryeministri Edi Rama.

Në një lidhje direkte për emision Top Story, gazetari Muhamed Veliu foli rreth largimit të iranianëve.

“Gjatë të gjithë ditës pavarësisht interesit të medias vendase dhe asaj të huaj pyetja sa diplomatë iranian janë dëbuar nga Shqipëria mbeti pa përgjigje. Por ekskluzivisht për Top Story duke iu refuar një burimi mund të raportoj se paraditen e kësaj të enjteje janë dëbuar tre diplomatë iranianë,”- raportoi gazetari.

Ditën e djeshme një diplomat iranian ka tentuar të futet në vendin tonë pavarësisht vendimit të qeverisë për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Iran, por që i është ndaluar hyrja.

Shpërngulja e iranianëve vjen pasi dje, në mesditë, kryeministri Edi Rama lajmëroi prishjen e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke u kërkuar të gjithë punonjëve të Ambasadës në Shqipëri që të largohen menjëherë nga Tirana. Kjo pasi, Rama bëri Iranin fajtor për sulmin kibernetik që pësoi vendi në fillim të korrikut.

Related Posts

Leave a comment