Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dua Lipa duket atraktive dhe elegante para se të ngjitet në skenë teksa vazhdon turneun “Future Nostalgia” në Brazil

69787e8d-f627-4ca3-b395-9bc127b37463

Ajo aktualisht është në turne të albumit të saj të dytë në studio “Future Nostalgia”.

Dhe Dua Lipa hyri në Instagram të enjten (8 shkurt) përpara se të dilte në skenë në Brazil për të ndarë një galeri fotografish me stil.

Këngëtarja, 27 vjeçe, dukej e pabesueshme teksa shfaqi mesin e saj të tonifikuar me një bluzë elegante rozë të thurur me jakë

Duke i shtuar hijeshi pamjes së saj, bukuroshja veshi një palë pantallona gri me bluzën e prerë që binte në sy.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                        Ajo nuk mund ta përmbante buzëqeshjen e saj teksa kishte vendosur makijazh të theksuar, ndërsa pozonte në një ballkon me pamje nga qyteti.

Në një foto tjetër, Dua shkëlqeu me një palë sytjena ngjyrë rozë nën një bluzë gjithashtu rozë, të cilën e bashkoi me një mini fund ngjyrë vjollce.

Ylli i mbante sendet e saj personale për daljen në një çantë të verdhë të guximshme mbi supe.

“Sao Paulo, Shihemi sonte – vazhdon turneu “Future Nostalgia”, ka shkruar Dia sipër imazheve.

Dua, e cila njihet për hitet, duke përfshirë “One Kiss” dhe “Cold Heart”, do ta përfundojë turneun e saj këtë vit më 16 nëntor në Perth të Australisë.

Fotot e saj të fundit vijnë pasi ajo ka dokumentuar arratisjen e saj për pushime në Ibiza.

Në fillim të kësaj jave, Dua bëri një seri pozash me bikini, të shpërndara në Instagram për miliona fansa.

Krijuesja e hitit “Levitating” dukej e mahnitshme teksa tregonte linjat e formësura të trupit në pozat atraktive.

Një sërë fotografish me bikini erdhën edhe teksa ajo promovoi partneritetin e saj me ujin Evian, teksa shtrëngoi një shishe plastike sipër të cilës shkruante ‘Dua’.

Related Posts

Leave a comment