Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Liria e shprehjes dhe e medias në këndvështrimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut

R

 

Nga Elda Zenelaj,
Eksperte ligjore

“Liria e shprehjes” e sanksionuar në një sërë aktesh kombëtare dhe ndërkombëtare është një nga
kushtet e pandara të ekzistencës së demokracisë dhe njëkohësisht një nga instrumentet më
thelbësorë dhe efikas, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (në vijim Konventa) ka parashikuar në nenin 10 të
saj të drejtën e lirisë së shprehjes, si një e drejtë që e gëzon çdokush dhe që përfshin lirinë e
mendimit dhe lirinë për të marrë ose për të dhënë informacione dhe ide pa ndërhyrjen e
autoriteteve publike dhe pa marrë parasysh kufijtë. Ky nen i Konventës është interpretuar ndër
vite nëpërmjet vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GjEDNj). Neni 10 i
Konventës nuk përmend në mënyrë të hapur lirinë e medias, por GjEDNj ka zhvilluar
jurisprudencë të gjerë duke formuar një grup parimesh dhe rregullash që i japin “medias” një
status të veçantë në gëzimin e lirive që përbëjnë nenin 10. Jurisprudenca e GjEDNj ka vendosur
një mbrojtje të fortë ndaj lirisë së shprehjes, dhe në veçanti të medias në misionin e saj
informativ dhe investigues, ndaj politikanëve dhe përfaqësuesve të zgjedhur.
GjEDNj e ka konsideruar Konventën si “një instrument të gjallë”, teksti i së cilës nuk mund dhe
nuk duhet të interpretohet jashtë jurisprudencës së GjEDNj. Kështu, me ratifikimin e Konventës,
autoritetet kombëtare të të gjitha shteteve nënshkruese (duke përfshirë këtu edhe Shqipërinë),
duhet të konsiderojnë vendimet e Gjykatës si akte të detyrueshme.
Sa i përket fuqisë juridike të vendimeve të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në
sistemin tonë juridik, i referohemi dhe jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, e cila në
Vendimin Nr. 20, datë 01.06.2011 ndër të tjera thekson se: “me rastin e ratifikimit të Konventës
Evropian të të Drejtave të Njeriut, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, si përfaqësues i
sovranitetit popullor, ka marrë përsipër detyrime të cilat janë të zbatueshme nga të gjitha
organet shtetërore të Republikës së Shqipërisë, përfshirë gjykatat e të gjitha niveleve,
pavarësisht llojit të tyre. Për sa më sipër, detyrimet që mbartin secili nga pushtetet për zbatimin

e vendimeve përfundimtare të GjEDNj-së janë të ndryshme. Nëse për ekzekutivin janë menjëherë
të ravijëzueshme këto detyrime, si p.sh. në rastin e pagimit të dëmshpërblimeve të imponuara
nga GjEDNj-ja,  për sa i përket dy pushteteve të tjera ka vend për interpretim. Posaçërisht për
sa i përket vendimeve të GjEDNj-së për procedimet penale, për legjislativin lind nevoja që të
marrë masa për të harmonizuar legjislacionin e brendshëm me dispozitat e KEDNJ-së”. Nëse
nuk ka harmonizim, pra, nëse jemi në rastet e vakumit legjislativ ose kur parashikimet ligjore
bien në kundërshtim me dispozitat e Konventës, atëherë gjyqtarët e çdo niveli duhet të zbatojnë
drejtpërsëdrejti vendimet e GjEDNj -së në përputhje me nenin 122 të Kushtetutës dhe nenet 19
dhe 46 të KEDNJ-së. Neni 122 i Kushtetutës përcakton shprehimisht se “dispozitat e
marrëveshjeve ndërkombëtare kane epërsi mbi ligjet e vendit që nuk pajtohen me të” 1 . GjEDNj-
ja ka sqaruar parimet që rregullojnë zbatimin e vendimeve të saj, duke i vënë theksin zbatimit
efektiv të këtyre vendimeve 2 . Sipas kërkesave të nenit 46 të KEDNJ-së, një shtet palë për të cilin
GjEDNj-ja është shprehur se ka shkelur Konventën ose Protokollet e saj, ka detyrimin që të
veprojë në përputhje me vendimin e asaj Gjykate.
Neni 10 i Konventës jo vetëm që kërkon që shtetet të përmbahen nga ndërhyrjet e panevojshme
në lirinë e shprehjes, por se shtetet janë gjithashtu të detyruara të krijojnë një mjedis për
pjesëmarrjen e plotë në debatin publik nga të gjithë, pa frikë. Për më tepër, shtetet duhet të
mbrojnë gazetarët dhe të krijojnë një mjedis të favorshëm për debat publik edhe kur mendimet që
gazetarët shprehin, janë në kundërshtim me ato të autoriteteve ose të një pjese të konsiderueshme
të opinionit publik, madje edhe nëse ato janë të bezdisshme ose tronditëse.
Në çështjen Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar (1976), GjEDNj shprehet se “Liria e
shprehjes është një nga shtyllat e shoqërisë demokratike, bazë për zhvillimin e saj dhe kusht për
vetë realizimin e individit… Ajo nuk mund të përfshijë vetëm informacionet dhe opinionet e
perceptuara pozitivisht, ose të konsideruara si të padëmshme, apo indiferente, por edhe të tilla që
fyejnë, turbullojnë, apo që janë shqetësim për shtetin ose për një grup të caktuar të shoqërisë. Të
tilla janë kriteret e pluralizmit, të tolerancës dhe të hapjes, pa të cilat një shoqëri demokratike nuk
mund të ekzistojë…”.

1 Në Vendimin Nr. 45, datë 01.11.2013, Gjykata Kushtetuese lidhur me fuqinë juridike të GjEDNj-së ndër të tjera
ka theksuar se “Vendimet e GjEDNj-së kanë vlerën e tyre në dy aspekte, që lidhen me natyrën detyruese, që rrjedh
nga nenet 1 dhe 46 të Konventës, dhe me mënyrën e zbatimit të tyre në sistemin e brendshëm”.
2 Vendimi në çështjen Verein Gegen Tierfabriken Schëeiz (VgT) kundër Zvicrës (nr. 2), datë 30.06.2009

 

Roli i shtypit si një mbikëqyrës ndaj politikës, u vu në dukje për herë të parë nga Gjykata në
çështjen Lingens kundër Kancelarit të Austrisë (1986), në të cilën Gjykata mbajti qëndrimin
se “autoritetet shtetërore nuk mund t'u kërkojnë gazetarëve që të provojnë vërtetësinë e
deklaratave të tyre ndaj figurave politike, të cilat janë gjykime vlerësuese dhe janë bërë në
mirëbesim”. Gjykata ka bërë një dallim të qartë midis informacionit (fakteve) dhe mendimeve
(gjykimet mbi vlerat), Gjykata është shprehur se “ekzistenca e fakteve mund të demonstrohet,
kurse e vërteta e vlerave nuk është e prekshme si provë”. Në lidhje me gjykimet mbi vlerat kjo
kërkesë është e pamundur të përmbushet dhe dhunon vetë lirinë e mendimit, e cila është një pjesë
themelore e të drejtës së siguruar nga Neni 10 i Konventës. Gjykata deklaroi në veçanti se “liria e
shprehjes ishte e një rëndësie të veçantë për sa i përket shtypit e limitet e kriticizmit të
pranueshëm janë më të gjera në lidhje me një politikan që vepron në funksionin e tij publik”
(Lopes Gomes da Silva kundër Portugalisë, 2008) . Nëse një gazetar ose një botim ka qëllime
legjitime, çështja është e interesit publik, dhe nëse janë bërë përpjekje të arsyeshme për të
vërtetuar faktet, shtypi nuk do të jetë përgjegjës nëse faktet vërtetohen se janë të pavërteta
(Dalban kundër Rumanisë, 1999). Gjithashtu, GjEDNj konstaton se “kur një gazetë përmban
artikuj që citojnë apo përmbajnë pjesë që janë të besueshme dhe të kujdesshme, procedimet për
shpifje mund të përbëjnë një ndërhyrje jo të justifikueshme ndaj të drejtave të parashikuara në
nenin 10 të Konventës”.
E drejta e lirisë së shprehjes zbatohet dhe për format e reja të komunikimit masiv duke përfshirë
këtu dhe internetin. Këshilli i Evropës është vazhdimisht aktiv për mbrojtjen e kësaj të drejte.
Praktika gjyqësore e GjEDNj -së për lirinë e shprehjes garanton gjithashtu, dhe “aksesin në
internet”. Një nga rastet më relevante me interes të veçantë për qeverisjen e internetit është
çështja e Ahmedit Yildirim kundër Turqisë (2012) në të cilën Gjykata përcaktoi se “neni 10
garanton lirinë e shprehjes për “të gjithë” dhe zbatohej jo vetëm për përmbajtjen e informacionit
por edhe mjeteve të shpërndarjes së tij”. Në këtë vendim citohet se “interneti tashmë është bërë
një nga mjetet kryesore me të cilat individët ushtrojnë të drejtën e tyre për lirinë e shprehjes dhe
informacionit, duke ofruar ashtu siç bën mjete thelbësore për pjesëmarrje në aktivitete dhe
diskutimet lidhur me çështjet politike dhe çështjet me interes të përgjithshëm”.
GjEDNj është shprehur se “dhuna e kryer ndaj gazetarëve, veçanërisht nga agjentë të shtetit,
mund të përbëjë shkelje jo vetëm të nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili
ndalon torturën dhe trajtimin ose dënimin çnjerëzor ose poshtërues, por gjithashtu të së drejtës
për lirinë e shprehjes, e garantuar nga neni 10, që përfshin të drejtën për të marrë dhe për të

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të
Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri
për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh).
dhënë informacion”. Për shembull, në çështjen Najafli kundër Azerbajxhanit (2012), Gjykata
vendosi se “çdo masë që pengon gazetarët të bëjnë punën e tyre, mund të ngrejë çështje sipas
nenit 10 dhe arriti në përfundimin se kishte pasur një shkelje për shkak të përdorimit të forcës së
tepruar kundër kërkuesit”. Në kontekstin e demonstratave publike, prania e gazetarëve është një
garanci që autoritetet të mbajnë përgjegjësi për sjelljen e tyre përballë demonstruesve dhe
publikut në përgjithësi, duke përfshirë metodat e përdorura nga policia në tubime të mëdha, për
të kontrolluar ose shpërndarë protestuesit, ose për të ruajtur rendin publik”.
Njëkohësisht, Gjykata ka përcaktuar edhe “detyrimet dhe përgjegjësitë”, e vetë gazetarëve. Në
çështjen Observer dhe Guardian kundër Mbretërisë së Bashkuar (1991), GjEDNj theksoi se
për shkak të “detyrimeve dhe përgjegjësive” të mishëruara në ushtrimin e lirisë së shprehjes,
mbrojtja e gazetarëve sipas nenit 10 i nënshtrohet kushtit që ata “po veprojnë në mirëbesim me
qëllim dhënien e informacionit të saktë dhe të besueshëm në përputhje me etikën e gazetarisë”.
Krahas kësaj, gjykata ka theksuar gjithashtu se “detyrimet dhe përgjegjësitë” e profesionistëve të
medias marrin rëndësi të veçantë në situatat e konfliktit dhe tensionit (Şener kundër Turqisë,
2000). Duhet treguar kujdes i veçantë kur merret në konsideratë publikimi i pikëpamjeve që
përmbajnë nxitje të dhunës ndaj shtetit me qëllim që media të mos bëhet mjet për përhapjen e
gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së dhunës. Gazetarët “nuk mund të pretendojnë imunitet ekskluziv
nga përgjegjësia penale për të vetmen arsye se, ndryshe nga individët e tjerë që ushtrojnë të
drejtën e lirisë së shprehjes, vepra e paligjshme në fjalë u krye gjatë kryerjes së funksionit të
gazetarisë”.
Parimet e përgjithshme që rrjedhin nga praktika gjyqësore e Gjykatës në lidhje me mbrojtjen e
jetës private në kontekstin e një artikulli në shtyp janë përcaktuar, ndër të tjera, çështjen
Couderc dhe Hachette Filipacchi Associés kundër Francës (2015) Kështu, Gjykata është
shprehur se edhe pse shtypi nuk duhet të kapërcejë disa kufij, lidhur në mënyrë të veçantë me
mbrojtjen e reputacionit dhe të drejtave të të tjerëve, detyra e tij është gjithsesi të japë në mënyrë
konsistente me detyrimet dhe përgjegjësitë e saj – informacione dhe ide për të gjitha çështjet me
interes publik.
Sa më sipër ka për qëllim të informoj lexuesin mbi disa nga Vendimet e GjEDNJ referuar lirisë
së shprehjes dhe medias.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të
Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri
për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së
Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Partnerëve Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PSh).

Related Posts

Leave a comment