Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ministri Çuçi flet për Ervis Martinajn: Po hetohen disa pista, nuk flasim pa pasur prova

-640-0-1661170042xcucipng-920

Në studion e “Top Story” me Sokol Ballën, ministri i Brendshem Bledi Çuçi tha se policia nuk mund të flasë pa pasur prova në duar, por tregoi se hetimet janë shtrirë në disa pista, ajo e vrasjes dhe ajo e zhdukjes së vullnetshme.

“Policia po heton të gjitha pistat dhe do të flasë kur të ketë prova sepse nuk mund të flasë në bazë të thashethemeve. Pistat janë pista e vrasjes, pista e zhdukjes në mënyrë të vullnetshme. Ai është gjithmonë në kërkim nga drejtësia, sepse ka pasur edhe më herët statusin e të shumëkërkuarit. Konkluzioni do të jetë i bazuar në prova, jo në thashetheme”- tha Çuçi.

Ai shtoi më tej se ishte policia ajo që zbuloi se një efektiv e shoqëroi Ervis Martinaj dhe meritën ia atribuoi Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore për të cilën tha se po jep frytet e veta.

“Është policia që ka identifikuar policin që e shoqëroi. Reforma që bëmë ne ne AMP po jep frytet e veta. Kemi krijuar strukturë të re inteligjente e kemi shkëputur nga policia dhe ka pasur rezultat mbresëlënëse në një vit. Arrestime këtë 8 mujor 183 arrestime vetëm policë , ndërsa në 2019 ka pasur vetëm 40. Janë të rëndësishme faktet. Kjo është një betejë e përjetshme që bëhet brenda çdo organizate midis të mirës dhe të keqes. Nuk është e thënë që vesh uniformën e policisë ti je virgjëreshë. Ka element të korruptuar dhe bashkëpunojmë me krimin”- tha Çuçi.

Related Posts

Leave a comment