Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Përplasjet me Iranin/ Karamuço: SHBA në 1999-n na tha të mos pranonim ndihmat për Kosovën. Milo: Avionët me ushqime në Rinas i kthyem mbrapsh

karamuco-750x375

Ndërprerja e marrëdhënieve diplomatike me Iranin dhe çfarë ndodh më pas, ishte ajo që u diskutua në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Për të folur mbi ngjarjen e ditëve të fundit, pas deklaratës së kryeministrit Rama për ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Iranin ishin analisti Mentor Nazarko, ish-Ministri i Jashtëm, Paskal Milo, eksperti i sigurisë dhe kriminalistikës Ervin Karamuço si dhe ish kreu i SHISH, Fatos Klosi.

Ish-Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Milo dhe eksperti i sigurisë Karamuço sollën në vëmendje një ngjarje mjaft interesante të ndodhur në vitin 1999-të gjatë luftës në Kosovë.

Ata thanë se në aeroportin e Rinasit kishin ardhur avionë me ushqime dhe veshmbathje nga Irani, të cilat iu ofruan si ndihmë Shqipërisë për tu dërguar në Kosovë, por që u refuzuan.

Milo tha se në atë kohë partnerët amerikanë kanë thërritur zyrtarët shqiptarë dhe ju kanë kërkuar që të refuzojnë çdo lloj ndihme nga ana e Iranit.

Related Posts

Leave a comment