Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ballkani në shënjestër të hakerëve/ [Dyshohet se pas sulmeve qëndrojnë Irani dhe Rusia]

1403148_10202573261153623_1268446218_o
Enver Robelli
■ Pak ditë pasi Shqipëria vendosi të ndërpres marrëdhëniet diplomatike me Iranin, sot është sulmuar sistemi për kontrollin e kufijve i Shqipërisë. Më 15 korrik u godit nga hakerët infrastruktura digjitale e shtetit shqiptar. Për të dy këto raste qeveria ka akuzuar Iranin.
■ Mediat boshnjake njoftojnë se aktualisht serverët e qeverisë në Sarajevë janë duke u sulmuar nga hakerët.
■ Javën e kaluar qeveria e Malit të Zi bëri të ditur se ekspertë të FBI do të arrijnë në këtë vend për të hetuar sulmet e fundit kibernetike kundër qeverisë në Podgoricë. Dëmet e shkaktuara ndaj sistemeve digjitale të qeverisë nuk janë riparuar ende plotësisht. Supozohet se pas sulmit qëndrojnë hakerët rusë.
■ Në fillim të kësaj jave një zëdhënës i qeverisë së Kosovës njoftoi se serverët e qeverisë u sulmuan nga hakerë jashtë Kosovës, por, sipas tij, nuk ia dolën të depërtojnë në infrastrukturën digjitale.

Related Posts

Leave a comment