Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi kibernetik, Ministria e Brendshme: Dy sportele në Rinas u rikthyen në punë me sistemin TIMS

dfdffgdfg

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, “Nën Tereza” del me deklaratë pas sulmit kibernetik në sistemin TIMS, nga ana e hakerave iranianë.

Në deklaratë njoftohen të gjithë pasagjerët se pavarësisht problemeve momentale me sistemin TIMS, operimet vazhdojnë pa vonesa në aeroport.

Fluturimet  vazhdojnë sipas planit, megjithatë, ju lutemi të jeni të pranishëm në TIA 2:30 orë përpara fluturimit për të shmangur çdo shqetësim.

Lidhur me sulmin kibernetik Ministria e Brendshme deklaroi se mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë. Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacenueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal.

Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë.

Related Posts

Leave a comment