Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmi kibernetik, reagon Ministria e Brendshme: Ja kur rikthehet në punë sistemi TIMS

-800-0-a85ff9421efba425e6b45abe5672244c

Ministria e Brendshme ka reaguar pas sulmit kibernetik nga Irani mbi sistemin TIMS të Shqipërisë. Përmes një deklarate, ministria bën me dije se janë goditur sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit dhe sulmi është i ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik.

Sipas MB për arsye sigurie sistemet, përfshirë atë TIMS kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura. Ministria thekson se shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë.

“Mbrëmjen e kaluar sistemet e ruajtjes dhe transmetimit të të dhënave në Policinë e Shtetit janë gjendur nën një sulm kibernetik të ngjashëm me atë që pësoi e-Albania në muajin korrik. Nga të dhënat paraprake rezulton që sulmi të jetë kryer nga e njëjta dorë.

Ekspertët tanë bashkë me ata të vendeve tona partnere kanë punuar intensivisht prej momentit të parë kur është detektuar sulmi, për të garantuar së pari pacënueshmërinë e të dhënave dhe më pas neutralizimin e këtij akti kriminal. Për efekt sigurie sistemet tona, përfshi atë TIMS, kanë qëndruar përkohësisht të mbyllura derisa rreziku të shmangej plotësisht. Shumë shpejt sistemi TIMS do të rikthehet në punë. Maksimalisht të vendosur, bashkë me aleatët tanë, vazhdojmë punën për të bërë gjithçka duhet që sistemet tona digjitale të jenë të sigurta dhe shërbimi ndaj qytetarëve të mos ndërpritet në asnjë rast”, deklaron Ministria e Brendshme.

Aktualisht në pikat kufitare po punohet manualisht për rregjistrimin e qytetarëve dhe mjeteve që hyjnë e dalin nga vendi. /abcnews.al

Related Posts

Leave a comment