Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Me thuaj ku jeton te te them nese je ne rregull ose jo!

398992_4022758881212_615851696_n
Fabian Zhilla
Pres te marr djalin nga parashkollori. Eshte ne periudhen e tranzicionit nga nje hapsire e mbyllur ne nje hapsire tjeter me aktore dhe karaktere te tjera. Sigurisht qe per kete tranzicion eshte menduar pak ose aspak. Une edhe sot e kujtoj sesa i dhimbshem ishte per mua kalimi nga kopeshti ne klase te pare. Nuk shoh te kete ndryshuar shume, pervec se ne kohen time prinderit nuk kishin mundesi te dhuronin aq shume lule dhe te visheshin kaq shtrenjte sa vishen sot. Por ne fakt tjeter ku e kam shqetesimin sot. Vendosa te shkoj dhe te shoqeroj djalin dhe ta pres per tia lehtesuar ngarkesen psikologjike te ketij hapi kaq te rendesishem per nje femije. I shqetesuar shoh prane shkolles te gjej nje kafe per te qene. Nuk ka. Pervec kesaj, rruga eshte shume e ngushte per te kaluar lirshem makina, bicikleta dhe njerez. Eshte nje rruge qe nuk ka ndryshuar qe prej 100 vitesh packa se Tirana eshte 5-fishuar. Gjej me ne fund nje kafe te fshehur nen nje pallat. Kerkoj te parkoj bicikleten. Dhe kjo mu kthye ne sprove. Nuk lashe shtylle dhe peme pa kerkuar. Ishte mision i pamundur. Me ne fund, aty pari, duke u sperdredhur midis makinave te parkuar, gjeta nje hapsire bosh. Me ne fund, gjeta pak paqe por qe nuk isha me ne gjendje te merresha me tim bir pasi tani duhet te merresha me veten.
Me pak fjale, ne lagjet qendrore te Tiranes jo vetem eshte problem parkimi i makinave por tani eshte bere problem dhe ai i bicikletave. Po te kishim mundesine e raportimit te sakte te incidenteve te perdoruesve te bicikletave nr do te ishte i frikshem.
Rritja e dhunes dhe e problemit te shendetit mendor duhet kerkuar edhe ne nje urbanistike e cila ne vend ta rregulloj jeten tone e vendos ate gati cdo dite ne rrezik. Dhe ne cdo incident qe ndodh per faj te saj kushdo zyrtar bashkie duhet te mbaj pergjegjesi…Nuk e di nese Rita Ora ka dale ne rrugicat e Tiranes se jam i bindur se po ta kishte bere do kishte urime te tjera per te dhene ne koncertin e saj! Po Ben Blushi perdor biciklete ne Tirane?

Related Posts

Leave a comment