Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Mjeshtër, shpirti yt tashmë shëtit nëpër muzikë/ Homazh për Mjeshtrin Hetem Qerimaj

306490861_506486204816077_817974350115383375_n
Aleksander CIpa
Familjarët e tij, koncertin emocional të organizuar si të fundit koncert dinastik në fushën e muzikës, e titulluan: ” Harku i triumfit të Qerimajve”. Ishte një premierë që kishte në epiqendër shkëlqimin e mjeshtrit që edhe pse kishte kapërcyer të 80 vitet e jetës, në lëvizjet e veta të harkut dhe plastikën e interpretimit, të mbushte me një gjallëri magjike, të përfshinte në lëvizjen ajërngritëse të saj.
Nuk kam njohur një plastikë të tillë virtuozi si ajo e Mjeshtër Qerimajt, sikundër një qeniepërfshirjeje si ajo e tij në marrëdhënien mes trupit të brendshëm të violinës dhe harkut.
Në duart e tij violina ishte instrumenti si “shtëpi” e melodive me energji dhe tinguj që të merrnin e shpinin nga Bota në Tejbotë dhe anasjelltas.
Sytë shkëlqimtarë të Mjeshtrit kishin gjithë kodet e së bukurës në tinguj, si dhe të gjitha harmonitë në një shkëmbim magjik mes gishtave, harkut, violinës dhe fytyrës së tij.
Mjeshtri, mes kësaj hapësire të ngushtë mishi, sendi dhe instrumenti, mbart’te atë fuqi të parrëfyeshme magjisti e cila, ia shumoi adhuruesit dhe ia shton ende pëlqimtarët e gjallë.
Mjeshtër Qerimaj na la perceptimin e një trupi që u mpak për të mos lënë violinën vetëm. Tashmë, kur ai kurm heshti për t’u fshehur nën dhe, emri i Tij është kodi i adhurueshëm i tingujve që na ka mbetur si materie muzikore e një kabaje unike. Për këtë kaba të Mjeshtër Hetem Qerimajt, të cilën në të nesërmet dhe çdo të pasnesërme do të thuhet se është pavdekësi e plotë, sot të gjithë bashkëkohësit e tij në një akt të brendshëm shpirti le të kryejmë një duartrokitje dhe të pëshpërisim diçka prej tingulli e kuptimi mirënjohjeje.
Usta, në gjumin tënd qoftë drita e bukur e Parajsës!
Shpirti yt tashmë shëtit nëpër muzikë, të cilën e dëgjojmë dhe na mbetet si ajri. Faleminderit!

Related Posts

Leave a comment