Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Po shesin shtëpitë/ Ukrainasit po marrin Krimenë? Komandantët rusë në panik, evakuohen me urgjencë

tanke-750x375

Në zonat e pushtuara nga Rusia të Krimesë dhe Ukrainës jugore, bashkëpunëtorët rusë, oficerët e inteligjencës dhe komandantët ushtarakë kanë filluar të evakuojnë dhe “të zhvendosin urgjentisht familjet e tyre” përsëri në territorin rus.

Lajmin e dha Shërbimi Informativ i Mbrojtjes i Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës. Zyrtarët e inteligjencës së mbrojtjes vunë në dukje se shtetasit rusë “po përpiqen fshehurazi të shesin shtëpitë e tyre dhe të evakuojnë urgjentisht të afërmit e tyre nga gadishulli”.

Më parë, shërbimi kufitar ukrainas publikoi një video ku dukeshin ushtarët duke hequr tabelat ruse dhe duke djegur flamurin rus në Vovchansk, në veri të rajonit të Kharkiv, shumë afër kufirit me Rusinë.

Ukraina rifitoi më shumë se 3,000 kilometra katrorë territor në një kundërofensivë rrufe të shpejtë gjatë fundjavës dhe ushtria e saj tha se kishte pushtuar 20 qytete dhe fshatra në 24 orët e mëparshme. Po ashtu, njësitë ruse po tërhiqen nga qytetet e para në rajonin lindor të Ukrainës, Luhansk.

“Nuk ka polici, komandant, prokurori – nuk ka njeri, të gjithë kanë ikur,”- tha sot një zyrtar ukrainas. Siç u tha më parë, ushtria ukrainase hyri në Vovchansk, një qytet në veri të rajonit të Kharkiv, afër kufirit me Rusinë. Ndërsa ushtria ruse tha se iu përgjigj kundërsulmimit të Kievit me “sulme masive” në të gjitha linjat e frontit në Ukrainë./

Related Posts

Leave a comment