Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Reforma territoriale, Alibeaj për deklaratën e Ballës: Provokim, s’mund të flasësh pa përfunduar punën komisioni

-640-0-1663077733xalibeaj-5-770x392-137

Kryetari i Grupi Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj e ka cilësuar si provokim deklaratën e Taulant Ballës, i cili tha se PS do t’i qëndrojë hartës aktuale territoriale.

Për Alibeajn, PS kërkon sërish që të fitojë zgjedhjet në tavolinë, ndërsa shton se nuk mund të flasin pa përfunduar komisioni.

‘Kjo çështje meriton trajtim. Deklarata e Ballës politkisht e papërgjegjshme dhe provokim. Nuk mund të flasësh pa përfunduar komisioni. Jemi nisur të bëjmë një Reformë Territoriale që të adresojë të gjitha problematikat e reformës aktuale. Prej kaq kohësh është një kërkesë jo vetëm e jona, por e të gjithë qytetarëve.

Pasi kanë kërkuar një ridimensionim të Reformës Territoriale. Pushteti vendor u kthye në depozitë për militantët. Kërkon që edhe zgjedhjet e 2023 që t’i fitojë sërish në tavolinë.

Kjo na vendos ne deputetëve të PD-së për ta çuar deri në fund. U bëj thirrje të gjithë deputetëve të PD-së, pas asnjë lloj dallimi, pasi na është kërkuar ne. E përsëris thirrjen për të shkuar dhe mbështetur nevojën dhe interesin e shqiptarëve.’- tha Alibeaj.

Related Posts

Leave a comment