Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Dhimitër Leka i Himarës që Jeronim De Rada i dedikoi “Këngët e Milosaos”.

306264557_10229424122366170_2742487119216622157_n
Dorian Koci
=====================================.
Një nga përfaqësuesit më të mëdhenj të elitës arbëreshe është padyshim Jeronim De Rada që ndryshe nga paraardhësit e vet jo vetëm pati meritën që hapi siparin e Romantizmit në letërsinë shqipe me veprën e tij “Këngët e Milosaos” 1836, por për herë të parë e integroi letërsinë e një komuniteti të vogël në rrjedhat europiane të kohës. Në botimin e parë të librit De Rada ve si epigraf vragjet e poetit grek Pindari: “Muzat, më ndihmuan mua – që me një varg të ri të shndritshëm – ta përshtat ritmin dorik”. Epigrafi jepet në greqishten klasike. Libri i kushtohet Demetrio Lecca dhe ka këtë shënim: “Shkëlqesisë së Tij, Gjeneral Brigadier, Komendator, Zotit Dhimitër Leka, këto këngë, që të jenë dëshmi e lidhjeve shpirtërore me zakonet e lashta ndër njerëzit e shpërndarë të Epirit (Shqipërisë)”.
Po kush ishte Demetrio Lecca/Dhimitër Leka?
Ai vinte nga një familje me origjinë shqiptare nga Dhërmiu i Himarës, të vendosur në Napoli në fund të shekullit të XVIII. Dhimitër Leka lindi në 24 prill 1779 në Dhërmi dhe vdiq në -Napoli, më 21 prill 1862. Ai bëri një karrierë të shkëlqyer ushtarake duke arritur gradën e gjeneral brigadierit në oborrin e Mbretit të Napolit. Dhimitër Leka u varros në Kishën Ortodokse të Napolit dhe aty gjendet varri sarkofag i tij sëbashku me bustin e gdhendur në basoreliev, vepra të porositura nga i biri i tij Achille Leka. Mnbishkrimi është në italisht : DHIMITËR LEKËS, EPIROT, TENENT GJENERAL I USHTRISË NAPOLITANE, I URDHËRIT TË SHËN GJERGJIT TË BASHKIMIT, DHE SHËN SALVADORE TË GREQISË SHËN ANËS SË RUSISË DHE SHËN MIKELIT TË BAVARISË KALORËS I KRYQIT TË LARTË, LINDUR NË DRIMADHES MË 28 PRILL 1779 VDEKUR NË NAPOLI MË 21 PRILL 1862 _______
ATIT TRIM DHE TË NDERSHËM, AKIL LEKA I NGRE NË KUJTIM.
Në gurrën popullore shqiptare ai përkujtohet nga disa vargje që i ka botuar i ndjeri Llambro Ruci në librin e vet “Zera e Akrokeraunëve”.
Ç‘u hap mandati në drekë,
Hajmedet o Dhimitër LEKË,
Hajmedet se ç’të ka gjetë,
gjëndërali i Bregdetë,
kapetan i mirë me fletë,
në stere edhe ndë detë.

Related Posts

Leave a comment