Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Lewandowski pas humbjes me Bayern: Ishte natë e vështirë

auto_617036-n5mMa6QNSi1663166191

Ish-sulmuesi i Bayernit, Robert Lewandowski, është rikthyer në Munih me fanellën e gjigantit katalanas, por është larguar i zhgënjyer nga arena “Allianz Arena”, pasi skuadra e tij është mposhtur nga ish-shokët e tij, teksa ai vet ka hasur në fishkëllima të tifozëve.

Sulmuesi polak u deklarua në rrjetet sociale pas ndeshjes së mbrëmshme, të cilën Bayerni e fitoi 2:0.

“Ishte një natë e vështirë, tani është koha të fokusohemi në të ardhmen”, shkroi Lewandowski në Instagram.

Futbollisti polak kaloi tetë vite në fanellën e gjigantit bavarez. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e klubit pas legjendarit Gerd Müller.

Related Posts

Leave a comment