Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deputeti Braçe kritikon qeverinë për papunësinë e të rinjve: Po emigrojnë! Duhet të mbështesim…

auto_erion-brace-780x405-1-752x4051652200920

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka ngritur shqetësimin e papunësisë së të rinjve. Nga foltorja e Kuvendit, ai u shpreh se papunësia po sjell emigrimin e tyre, ndërsa theksoi se ka një konkurrencë të turpshme nga ekonomia e krimit.

“Kemi një problem të madh me papunësinë e të rinjve, që sjell edhe migrimin e tyre. Duhet të mbështesim ato sektorë që duhet të ofrojnë punësim për të rinjtë. Punësimi i të rinjve ka lidhje të fortë me pagat.

Ka një konkurrence jo vetëm nga ekonomia formale e fqinjëve tani, por ka edhe një konkurrencë të madhe të turpshme nga ekonomia krimit, nga shtëpitë e barit edhe në Spanjë edhe në Holandë edhe në Belgjikë edhe në Londër. Rrogat atje janë shumë më tepër sesa paga mesatare bruto, që është fare pak mbi nivelin mesatar të inflacionit në 6 muaj. Bujqësia, pyjet dhe peshkimi kanë një pagë sot që është 34% sesa mesatarja e nivelit mesatar”, tha deputeti i PS.

Sa i takon fondeve te BE, Erion Braçe u shpreh se duhet me shume mbështetje per sektorët e bujqësisë dhe mjedisit dhe me pak per demokracinë dhe shtetin e se drejtës.

Ashti siç mendoj që IPA 2 të ketë 8.7 mln euro për, 2% të portofolit për bujqësinë dhe 28 mln euro për mjedisin dhe klimën natyrisht janë pak.

Kjo duhet të ndryshoje në IPA tre. Këto dy sektorë duhet të mbështeten shumë më fort nga taksapaguesit evropiane.

Mjedisi dhe klima janë sfida më e madhe. Unë nuk mendoj që çdo gjë që kemi para në këto dy sektorë është çështje ligjërimi. Unë mendoj që është çështje vizioni”.

Related Posts

Leave a comment