Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Google prezanton veçoritë e reja në Gboard, Nearby Share, Wear OS dhe Meet

auto_Screenshot_8-5-780x4391662783523

Google sapo shpërndau disa nga veçoritë e reja që do të vijnë në Android këtë muaj. Këto janë përditësime që variojnë nga Gboard dhe “emojit”, deri tek një veçori e re e qasjes. Google Meet, Wear OS dhe Nearby Share po marrin gjithashtu përditësime të reja.

Gboard po merr një veçori të re “emojify” që ju lejon që në mënyrë të shpejtë të shtoni emoji në një mesazh pasi ta shkruani atë. Këtë veçori ju mund ta provoni tani në programin beta të Gboard.

Emoji Kitchen ju lejon juve që t’i shkrini bashkë emojit në mënyrë që krijoni emoji të reja, dhe Android ka shtuar një sërë “përzierje” të reja të tyre, duke përfshirë edhe emojit me tematikë të vjeshtës, raporton GSM Arena.

Google Meet morri një veçori të re të shpërndarjes së drejtpërdrejtë e cila iu mundëson juve që të shikoni dhe të luani lojëra së bashku në telefonatat me video. Tani ju mund që t’i vendosni në krye disa pjesëmarrës specifik që ju i zgjidhni gjatë një thirrje me Google Meet. Këto veçori veçse po shpërndahen tani.                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                                      Nearby Share në anën tjetër do të merr një opsion zgjedhjeje “në javët e ardhshme”. Kjo do t’i lejojë përdoruesit që të dërgojnë përmbajtje të ndryshme tek pajisjet në afërsi të tyre në llogarinë tuaj Google pa ndonjë kërkesë, edhe nëse ekrani është i fikur. Aplikacionet Google gjithashtu do të kenë mini-aplikacione më të mëdha të optimizuara për tabletat Android.

Janë dy veçori të reja të qasjes në Android për përdoruesit me dëgjim ose shikim të dëmtuar. Njëra quhet “Njoftimet e tingullit të personalizuar” dhe kur aktivizohet, dëgjon disa tinguj specifik dhe e njofton përdoruesin e tyre nëpërmjet dridhjeve, blicit, ose me një njoftim me Wear OS.

Do të njohë gjera të tilla si rrjedhja e ujit, të qarat e foshnjave, të lehurën e qenve, alarmet e tymit, por që edhe ju vet mund t’i mësoni një tingull tjetër specifik. Google TV tani ofron një bibliotekë të re të “kuruar” të filmave të përshkruar në audio për të verbrit dhe për personat me shikim të ulët.

Më në fund, Wear OS do të merr fytyra të reja Bitmoji të orës dhe ka një pllakë të re Google Keep e cila e bënë më të lehtë diktimin e shpejtë të një shënimi ose shikimin e shënimeve të tjera

Related Posts

Leave a comment