Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Veliaj pritet nga Nancy Pelosi në Uashington: Lidhja jonë është më shumë se aleancë shtetesh, është aleancë popujsh

-640-0-1663242902xveliajjj-876

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndodhet për një vizitë në Uashington, ku ka zhvilluar një sërë takimesh të rëndësishme në Kongresin dhe Senatin Amerikan.

Veliaj u prit nga kryetarja e Kongresit, Nensi Pelosi, si dhe nga ish kandidati për President të SHBA-së, senatori Mitt Romney.

Në një postim në rrjetet sociale, krahas videos e fotove nga vizita, Veliaj shkroi se në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, raportet janë sot në nivelin më të mirë.

“Ishte kënaqësi e veçantë pritja nga Kryetarja e Kongresit House Speaker Nancy Pelosi- një udhëheqëse amerikane e jashtëzakonshme me një interes të posaçëm për Shqipërinë dhe Tiranën si Kryeqyteti Evropian i Rinisë !

Lidhja jonë është më shumë se aleancë shtetesh, është aleancë popujsh “, shkruan Veliaj.

Related Posts

Leave a comment