Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Abetare e Përbashkët edhe për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi

auto_unnamed1663319765

Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Evis Kushi priti në një takim homologun e Malit të Zi, Miomir Vojinović.

Gjatë takimit Kushi dhe Vojinović diskutuan rreth forcimit të bashkëpunimit dhe nxitjes së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimeve në fushën e arsimit.

“Në takim diskutuam edhe për mundësinë e përdorimit të Abetares së Përbashkët Unike për nxënësit shqiptarë në Malin e Zi”, tha Kushi në një postim në rrjetet sociale.

Ministri i Malit të Zi, Vojinović u shpreh se është i gatshëm të bashkëpunojë për lehtësimin e procedurave, në mënyrë që ky projekt të zbatohet edhe atje sa më shpejt.

Related Posts

Leave a comment