Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

DEA “zbarkon” në Tiranë, bashkëpunim me SPAK për operacionet ndërkombëtare

-640-0-07ebd135f5abaccf3428faae649d050c

Agjenti special i Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy ka mbërritur këtë të premte në Tiranë, ku është takuar me ambasadoren amerikane, Yuri Kim.

Në njoftimin e ambasadës, thuhet se Leddy dhe personeli shtesë i DEA-s, do të bashkëpunojnë me SPAK për forcimin e partneriteti në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar.

Diplomatja ka diskutuar me agjentin Leddy, për të ardhmen e pranisë së DEA-s në vendin tonë.

“Ambasada e SHBA ka kënaqësinë të mirëpresë në Shqipëri agjentin special të Administratës së Zbatimit Ligjor kundër Narkotikëve (DEA), Brendan Leddy. Ambasadorja Kim u takua me agjentin special Leddy për ta mirëpritur atë në ekip dhe për të diskutuar të ardhmen e pranisë së DEA-s në Shqipëri.

Agjenti Special Leddy së bashku me personelin shtesë të DEA-s do të bashkëpunojnë ngushtë me SPAK dhe homologët shqiptarë të zbatimit të ligjit për forcimin e partneritetit në operacionet ndërkombëtare kundër narkotikëve dhe krimit të organizuar. Agjenti Special Leddy do të mbështesë më tej ndërtimin e aftësive në teknikat e hetimit kundër narkotikëve”, shkruan ambasada në Facebook.

Related Posts

Leave a comment