Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Deklarata e Kryemadhit : Djegia e mandateve dhe mos-futja në zgjedhje ndodhën me para ruse

monika-kryemadhi-2

Deputetja dhe ish-kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, ka bërë një deklaratë të fortë mbrëmje e sotme kur është shprehur se djegia e mandateve dhe mos-futja e opozitës në zgjedhjet e viteve më parë, kanë qenë produkt i financimit me para ruse.

“Mesazhi ishte shumë i qartë: Të kemi kujdes nga financimet ruse. Ato kanë qenë prezente dhe do të jenë më shumë prezente”, tha Kryemadhi, kur u pyet në emisionin “Opinion” për takimin që kishte pasur sot me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

E pyetur se ku ka qenë e shprehur kjo prezencë, Kryemadhi tha: “Që tek djegia e mandateve dhe largimi i opozitës nga parlamenti”.

Një deklaratë e fortë që vjen për herë të parë, pasi për vite me radhë që nga 2019, vetë Kryemadhi dhe aktorë të tjerë të opozitës kanë deklaruar publikisht në fakt në atë kohë Lulzim Basha u ble nga Edi Rama. Mirëpo, deklarata e sotme rrëzon komplet akuzat e opozitës.

“Ju po thoni që djegia e mandateve dhe mos hyrja në zgjedhjet lokale, janë produkt i lobimeve ruse ose parave nga rusët?”- ishte reagimi i hutuar i moderatorit Blendi Fevizu, reagim i cili nga ana tjetër mori një pohim për herë të dytë nga Monika Kryemadhi.

“Për fatin e keq kam bindjen që po”, u shpreh deputetja dhe ish-kryetarja e LSI.

Related Posts

Leave a comment