Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

SHËN NAUMI I VITIT 1863

306607328_193008309783125_4880281713834640560_n
Jozef Sekeli (1838 – 1901), i cili bashkë me albanologun e shquar, fon Han, ndërmorën një udhëtim në Shqipëri, Maqedoni e Greqi, në shtator të vitit 1863 u gjet në qytetin e Ohrit, përkatësisht në Manastirin e Shën Naumit, me ç’rast bëri edhe këtë fotografi. Kjo fotografia e Shën Naumit është e vetmja foto e këtij manastirit para se të digjej në masë të madhe në vitin 1875. Ndërkaq, për Manastirin e Shën Naumit, në kontestin historik, flitet edhe sot e kësaj dite dhe sikur akoma ka shumë paqartësi.
Vendi ku ndodhet manastiri i përkiste Shqipërisë prej 1912 e deri më 28 korrik 1925, kur me pranim të parlamentit shqiptar, arrihet marrëveshja e lëshimit të rrethit të manastirit për tre katunde shqiptare në fushën e Dibrës. Por, ja se çka thotë Mehdi bej Frashëri në kujtimet e veta për çështjen e Shën Naumit:
“Dimrin e vitit 1924/1925 pjesërisht e shkuam në Florencë dhe pjesërisht në Paris, sepse Jugosllavia, me gjithë vendimin e gjykatores së Hagës, Shën-Naumin nuk donte t’ia dorëzonte Shqipërisë dhe Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer manastirin e Shën-Naumit me një vend tjetër, sepse Shën-Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte një rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë rrodhi një korrespondencë rreth vendeve që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën-Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjes ishte Komisioni i Kufijve. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij.
Mbas shumë bisedave midis Komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t’i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi. Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 km. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgoriçan dhe Halamja; përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 km. Se, po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej në nishan pushke me kufirin jugosllav”.

Leave a comment