Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Sulmet kibernetike, Gjendja Civile ndërpret shërbimin në zyrat e aplikimit të ‘Aleat’

-640-0-7965bbf4406c700c8e5f68e4abcadd64

Gjendja Civile, gjate dites se sotme nuk do të ofrojë shërbim në zyrat e aplikimit të “Aleat” për dokumente biometrike, pra pasaporta apo karta identiteti.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile njofton se, pas sulmit kibernetik, po merren një sërë masash të integruara për të rritur nivelin e sigurisë.

Sipas Ministrisë së Brendshme, ndërprerja do të jetë vetëm për ditën e premte ndërsa shtohet se ndërhyrja shton “masat komplekse për të garantuar shërbim të pandërprerë në vijim, e të sigurt për çdo qytetar.”

Kujtojmë se objektivi i hakerave të Iranit u bë para disa ditësh sistemi TIMS, i cili rregullon hyrje-daljet në Republikën e Shqipërisë dhe përbën thelbin e kontrollit kufitar të vendit.

Gjatë mbrëmjes së 9 shtatorit u raportuan probleme me këtë sistem si edhe shtim të radhëve të qytetarëve nga brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë për shkak të një problem në sistemin TIMS, i cili fillimisht nuk u kuptua se përse ndodhi.

Related Posts

Leave a comment