Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Vijojnë zjarret në Vlorë, digjen mbi dhjetë hektarë me pemë dhe rrezikohen banesat

auto_-800-0-Shengjin-zjarr-1-e1566558827445-730x440-11663322247

Një zjarr i cili ditën e djeshme është shfaqur në zonën mbi fshatin Dukat të bashkisë së Vlorës ka vijuar gjatë natës por vijon të jetë aktiv.

Mbi 15 forca të zjarrfikësve ndodhen në terren të ndihmuar nga banorë por dhe emergjencat civile. Zjarri ka djegur mbi dhjetë hektarë me pemë, shkurre dhe ka rrezikuar dy banesa.

Po ashtu dy mjete zjarrfikëse kanë qëndruar pranë banesave të fshatit Dukat për të shmangur çdo vatër zjarri që mund t’i afrohej. Ndërkohë që zjarri ka përparuar në pjesën mbi fshat duke u larguar rrezikut të banesave, gjithsesi zjarrfikësit ndodhen në terren për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Po ashtu një tjetër vatër zjarri është njoftuar para 30 min nga banorët e fshatit Poro, ku në afërsi te hidrovorit ku ndodhet dhe pylli me pisha është shfaqur një vatër zjarri, zjarrfikësit janë duke shkuar .

Related Posts

Leave a comment