Uzina Dinamo, Rruga Memo Meto, Tiranë

Ambasadorja e BE takon kryeprokurorin Çela, kërkon intensifikim të luftës ndaj korrupsionit

auto_-800-0-63258afeb12901663408526

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela priti dje në një takim Shefen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann. Sipas njoftimit të Prokurorisë së Përgjithshme, ecuria e reformës në drejtësi si edhe forcimi i shtetit ligjor, ishin ndër temat që kryeprokurori Olsian Çela bisedoi sot në një takim me shefen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann.

“Prokurori i Përgjithshëm, Z. Olsian Çela priti sot në një takim Shefen e Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, znj. Christiane Hohmann. Biseda mes palëve u fokusua në ecurinë e reformës në drejtësi, forcimin e shtetit ligjor, rritjen e besimit të publikut dhe rolin e prokurorisë në këtë drejtim.

Në kuadër të sfidave me të cilat po përballet institucioni, Prokurori i Përgjithshëm vlerësoi hartën e re gjyqësore si një masë që do të zbusë problemet e krijuara nga vakancat në sistem dhe do të rrisë eficiencën e organit të prokurorisë. 

Në takim u diskutua edhe mbi vazhdimin e mbështetjes nga ana e BE për institucionet e drejtësisë, duke vlerësuar ndërkohë si shumë të rëndësishëm kontributin e prokurorisë dhe institucioneve të tjera të drejtësisë përgjatë procesit të negociatave për anëtarësimin e vendit në BE”, thuhet në njoftimin Prokurorisë së Përgjithshme.

Related Posts

Leave a comment